E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha gënjen për ekonominë

Baraj

Deputeti socialist, Besnik Baraj, deklaroi dje se java që sapo kaloi tregoi se gjendja entuziaste e ekonomisë Shqiptare është një gënjeshtër, ajo ekziston vetëm në mendjen e Berishës dhe veglave të tij. Sipas tij, përgjigjen ia dhanë e do të vazhdojnë t’ia japin mijëra qytetarë në protestat e shumta që kanë mbuluar tërë Shqipërinë. Në vlerësimin e socialistëve, Kryeministri i vendit, pasi i vodhi votat sikurse veproi edhe në 1996-n, përsëri po fut duart në xhepat e të gjithë shqiptarëve. “Dalja e njerëzve në rrugë lidhet me gjendjen e rëndë e të padurueshme ekonomike. Qytetarët pa dallim sot blejnë me të njëjtën vlerë, shumë më pak ushqime se një vit më parë”, u shpreh Baraj. Pensionistët janë shumë më keq se pesë vjet më parë, vijoi ai, pasi me rrogat e tyre nuk arrijnë të mbyllin as 15 ditë të muajit, e jo më të blejnë ilaçet e të paguajnë faturat e larta të energjisë elektrike. “Shqiptarët kërkojnë transparencë se ku shkojnë paratë e tyre e jo gënjeshtra”, këmbënguli ai.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›