E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha përshëndet nga dritarja protestuesit. Shalsi: Provokacion

TIRANË- Teksa deputetët socialistë mbanin fjalimet në podiumin e ngritur në shesh, kryeministri i vendit Sali Berisha ka dalë nga dritarja e tij dhe ka përshëndetur protestuesit.

Veprim që është shoqëruar me një jehonë irrituese nga ana e protestuesve të mbledhur në shesh në ditët e dytë të protestës, ndërkohë që deputeti që mbante fjalën, Eduart Shalsi është detyruar të ndërpresë fjalën.

Pas kësaj, Shalsi ka reaguar duke e quajtur një provokim të hapur veprimin e bërë nga kryeministri, njeriu që sipas tij ka detyruar mijëra vetë të mblidhen në këtë shesh për të kërkuar hapjen e kutive.

"Ai ishte një xhest provokativ në mes të ditës. Unë i them Sali Berishës mos të luajë me fatet e qytetarëve, sepse do të marrë përgjigje shumë të ashpër. Ai nuk mund të provokojë në mes të ditës qytetarët që në mënyrë krejt paqësore kanë dalë të protestojnë"- tha ai.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›