E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkohej për vrasje në Shkodër

11/06/2009  I dënuar nga drejtësia për vrasje

Hajdari kapet në aeroportin e Rinasit

TIRANE- Efektivat e komisariatit të Rinasit arrestuan dje një të dënuar për vrasje, menjëherë sapo ai është deportuar nga shteti italian. Shtetasi i ndaluar quhet Ilmir Hajdari, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar si dhe është dënuar në mungesë me 16 vjet burg nga gjykata për vrasjen e shtetasit Indrit Bajri. Mësohet se ditën e ngjarjes i arrestuari Ilimir Hajdari pasi kishte marrë me vete edhe shtetasit Xhabir Shega e Kujtim Barbullushi, po udhëtonin në një veturë tip Benz. Të tre të pandehurit ishin të armatosur me pistoleta “Zastava” dhe po lëviznin nga qendra e qytetit, në rrugën kryesore, në drejtim të lagjes “Partizani”. Mirëpo tek kryqëzimi, pranë shkollës së Muzikës, në trotuarin pranë Rrestorant “Podgorica”, i arrestuari Ilmir Hajdari vë re Indrit Bajrin dhe ky i fundit vë re të Hajdarin. Menjëherë ata kanë reaguar ndaj njëri-tjetrit dhe i arrestuari Hajdari qëllon në drejtim të të dëmtuarit. Në mbështetje të të Ilmir Hajdarit bëhen edhe të dënuarit e tjerë Xhabir Shega e Kujtim Barbullushi, të cilët po udhëtonin me të në makinë. Të tre ata kanë qëlluar në drejtim të Indrit Bajrit dhe nga goditjet me armë zjarri ai ka mbetur i vdekur. Motivi i këtij krimi ka qenë një sherr banal i ndodhur më 21 tetor 2001 midis viktimës dhe Hajdarit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›