E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Berisha, përballu me kërkesën e opozitës”

02/03/2010 Valentina Leskaj

Partia Socialiste i kërkoi dje Kryeministrit Berisha të përballet me manipulimin e zgjedhjeve, në të kundërt do të përballet me popullin opozitar. Një kërkesë e tillë u bë dje e ditur nga deputetja e PS-së, Valentina Leskaj. “Me qëndrimin refraktar e shpërfillës ndaj ofertës vullnetmirë, serioze e ligjore të PS-së, me përpjekjen e sforcuar për ta futur nismën në rutinën e kalendarit të Parlamentit, Kryeministri ka kontribuar në radikalizimin e situatës. Këshilla jonë për Sali Berishën është se herët a vonë, ai duhet të gjejë kurajën ta përballojë këtë frikë. Ai duhet të gjejë kurajën të përballet publikisht me të vërtetën për manipulimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, në rast të kundërt do të përballet me popullin opozitar”, u shpreh Leskaj gjatë fjalës së saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›