E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret sot një delegacion nga Lugina e Preshevës

Takimi

Sot do të qëndrojë në Tiranë një delegacion nga Lugina e Preshevës, i përbërë nga përfaqësues të institucioneve të Preshevës dhe Bujanocit, si dhe liderë partiakë. Delegacioni nga Presheva, i prirë nga profesor Riza Halimi, lider i Kosovës Lindore, përbëhet nga pesë anëtarë: dr.Skënder Destani (kryetar i Kuvendit të Preshevës), Jonuz Musliu (kryetar i Kuvendit të Bujanocit), kryetari i Bujanocit dhe Preshevës, Shaip Kamberi dhe Ragmi Mustafa, si dhe Orfan Rexhepi (kryetar i LKSH-së). Sot paradite përfaqësuesit e delegacionin nga Lugina e Preshevës do të priten në kabinetin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha. Temë e bisedimeve është situata aktuale në tri komunat etnike shqiptare ende nën administrimin serb (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), si dhe bashkëpunimi i ndërsjellët mes Tiranës dhe Preshevës. Gjatë qëndrimit në Tiranë, delegacioni nga Lugina e Preshevës do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të qeverisë dhe të opozitës. Një vizitë e karakterit të ngjashëm të përfaqësuesve nga Lugina e Preshevës u zhvillua ditë më parë në Prishtinë.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›