E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni e nis vitin me rikërkimin e imunitetit

Rikthimi

Në ditën e tij të parë në punë pas një muaji, Kryeministri italian, Berluskoni, ka nisur punën për të hartuar një strategji për rikthimin e imunitetit të tij ndaj sulmeve të prokurorisë. Gjatë një dreke me ministrin e Drejtësisë, që është edhe një nga aleatët e tij më të ngushtë dhe njëherazi avokati i tij personal, Berluskoni ka diskutuar në lidhje me një projektligj për t’u aprovuar në mars, që pritet t’i rikthejnë atij imunitetin, pra t’ia mbyllin të gjitha çështjet penale dhe civile të rihapura ndaj tij. Në këtë mënyrë, Kryeministri do të kishte disa dhimbje koke më pak. Aktualisht atij i janë hapur dy procese gjyqësore për evazion fiskal dhe korrupsion, të cilat kanë nisur tetorin e kaluar, kur një gjykatë vendosi rrëzimin e vendimit të deriatëhershëm që u jepte disa krerëve të lartë të shtetit imunitet nga procedimi penal. Vetë Kryeministri pretendon se ai po ndiqet hap pas hapi nga gjykatës “komunistë”, që nxjerrin vazhdimisht akuza ndaj tij dhe me këtë rast synon që të rivendosë imunitetin dhe të ndalojë edhe gjyqet kundër tij.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›