E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një grua në krye të “shkollës së spiunëve”

Francë
Sarkozi kërkon unifikimin e shërbimeve sekrete

Presidenti Sarkozi do të krijojë një “shkollë për spiunët”, detyra kryesore e të cilëve do të jetë shkurajimi i luftës mes shefave të shërbimeve sekrete me njëri-tjetrin. Shefi i parë i Akademisë së Shërbimeve Sekrete ka mundësi që të caktohet ditët në vijim. Sipas “Le Monde”, në këtë post do të caktohet një grua që nuk ka pasur më parë përvojë me shërbimin sekret. Ajo është një figurë akademike në universitetet franceze. Qëllimi i kësaj shkolle nuk do të jetë që t’u mësojë studentëve se si të bëhen Xhejms Bonda, apo Mata Hari, apo se si të fshehin aparatet e përgjimit tek individë të ndryshëm, por në të do të pranohen vetëm shefat e lartë të shërbimeve sekrete. Qëllimi do të jetë krijimi dhe edukimi i një fryme bashkëpunimi dhe shoqërizimi në botën e shërbimeve sekrete. Agjencitë e ndryshme të shërbimeve sekrete franceze shpesh janë akuzuar për një luftë të ashpër me njëra-tjetrën dhe këtë e kanë bërë shumë ashpër dhe jo fort pastër. Presidenti Sarkozi, që mendohet se ka qenë një viktimë e praktikave të tilla gjatë ngjitjes së shkallëve të pushtetit, është i vendosur të krijojë një komunitet unik të shërbimeve sekrete bazuar në përvojën amerikane. Planet e tij janë për një krijim të një institucioni homolog me NSA (Agjencia Kombëtare e Sigurimit). Kjo agjenci do të ketë nën ombrellën e saj 6 agjencitë e shërbimeve sekrete franceze, ndërsa shef vetë Sarkozinë.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›