E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta kërkon mbështetje nga Izraeli për Kosovën

Diplomaci

Edhe Izraeli e vlerëson politikën e jashtme konstruktive të Shqipërisë. Kjo konsideratë i është përcjellë zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, nga homologu i tij izraelit, Avidgor Liebermann, gjatë punimeve të mbledhjes informale të Këshillit Ministerial të OSBE-së, të zhvilluar në Kazakistan. “Z. Liebermann vlerësoi qëndrimin e ekuilibruar dhe konstruktiv të politikës së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe në Ballkanin Perëndimor. Ai përshëndeti anëtarësimin e vendit në NATO dhe ecurinë e procesit të integrimit Europian të Shqipërisë”, njoftoi dje zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme. Nga ana e tij, Meta nënvizoi rëndësinë e pavarësisë së Kosovës, si “e vetmja zgjidhje që garanton stabilitet dhe siguri afatgjatë në rajon”. Ai i kërkoi homologut të tij mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, çka u konfirmua nga z. Liebermann.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›