E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkohej prej 5 vitesh, pranga një 24-vjeçari

Vlorë

Kapet pas pesë vjetësh kërkim një vlonjat i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë. Burime zyrtare të policisë së Vlorës bëjnë të ditur se është prangosur Eduart Xhezo, 24 vjeç, i dënuar në mungesë nga Gjykata e Vlorës me 9 vjet burg për akuzën “tentativë vrasjeje ndaj dy personave”. Aksioni për kapjen e tij është organizuar mesditën e djeshme në aksin rrugor Vlorë-Uji i Ftohtë. Xhezo akuzohet se në vitin 2005 ka qëlluar me automatik mbi Kreshnik Ramën dhe Bledar Mustafain, të cilët fatmirësisht shpëtuan pa plagë. Edhe dje gjatë arrestimit atij iu gjet në makinë një pistoletë të cilën e mbante pa leje.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›