Ruli: Burg kush prek rrjetin elektrik
Premtimi/Ministri garanton blerësit e OSSH-së se do ndryshojnë ligjin për të dënuar abuzuesit e energjisë
Në prag të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) që pritet të blihet nga investitorë strategjikë, ministri Ruli garanton se me ndryshimin e ligjit do të dënohen qytetarët në rastet kur abuzohet me energjinë elektrike. Në takimin me përfaqësuesit e kompanive që kanë shprehur interes për blerjen e OSSH-së, ministri Ruli u shpreh se vjedhja e energjisë do të quhet vepër penale dhe jo më kundërvajtje
Vjedhja e energjisë elektrike do të jetë tepër e rrezikshme për ata që përpiqen ta aplikojnë. Kjo, jo për shkak të tensionit të lartë që përçon rrjeti, por për arsyen se ai që abuzon me energjinë tani e tutje do të dënohet me burg. Një ndryshim që pritet t’i bëhet ligjit në këtë pikë, pritet që të dënojë me burgim personat që ndërhyjnë në rrjetin e energjisë elektrike. Kjo është bërë e ditur dje nga ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetike, Genc Ruli, me përfaqësues të kompanive EVN, CEZ, ENEL dhe "Stetmarker Energy", të parakualifikuara për privatizimin e OSSH-së. Kjo garanci që jep ministri për investitorët do të thotë që humbjet në rrjetin e shpërndarjes do të jenë më të ulëta, gjë do të sigurojë edhe një furnizim më të mirë me energji elektrike. "Ne do të fuqizojmë ligjin, i cili dënon si vepër penale ndërhyrjen në sistemin energjetik dhe do të ketë dënim maksimal me burg për të gjithë ata që prekin rrjetin". Sipas tij, ky është një qëndrim që qeveria do ta ndërmerrte, pavarësisht nga fakti nëse do të privatizohej ose jo OSSH. Ministri Ruli u shpreh se në Kodin Penal është një nen që parasheh si kundërvajtje penale prekjen e rrjetit, qoftë atij të energjisë, apo atij të ujit.
Pas privatizimit do të vazhdojë mbështetja e shtresave të varfra
Në takimin me përfaqësuesit e katër kompanive, Ruli ka vënë theksin se qeveria shqiptare mbetet një partner dhe jo vetëm një shitës. "Në këtë aspekt, ndihma dhe asistenca e qeverisë do të jetë strategjike, pasi qeveria ka interes të shohë një sistem energjetik sa më eficent dhe për këtë arsye do t'i ofrojë investitorit gjithçka për të realizuar këtë eficencë", - tha ministri Ruli. Nga ana tjetër, ministri Ruli garantoi se qeveria edhe pas privatizimit të sistemi të shpërndarjes do të vazhdojë të ndihmojë shtresat në nevojë. "Është bërë e qartë se qeveria do të vazhdojë politikat e ndërmarra në mbrojtje të kategorive më të varfra dhe më në nevojë të konsumatorëve, praktikë e cila po aplikohet prej më se dy vjetësh dhe do të vazhdojë të aplikohet edhe në të ardhmen", - theksoi ministri Ruli. Sipas tij planit paraprak, ana teknike merr një rëndësi të madhe dhe qeveria është koshiente që ky është një ndër privatizimet strategjike më komplekse. "Rëndësia e aspekteve teknike lidhet me faktin se cili do të jetë investitori i zgjedhur dhe sa do të angazhohet ai me një plan konkret investimesh ambicioze, në mënyrë që në krye të një periudhe trevjeçare ne të kemi një sistem të shpërndarjes së modernizuar", - tha Ruli. Në qershor të këtij viti, Këshilli i Ministrave vendosi që 76 për qind e paketës shtetërore të aksioneve të kapitalit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) t'u afrohet investitorëve strategjikë. Në garë për privatizimin e OSSH, janë kompanitë EVN, CEZ, ENEL dhe "Stetmarker Energy", të cilat në fillim të muajit shtator do të paraqesin në ministri ofertat e tyre.