Bllokohen 27 pika gazi për shkelje të rregullave të sigurisë
Grupi Ndërinstitucional i Punës, i ngarkuar me Vendim nr. 114 të Këshillit të Ministrave, për marrjen e masave emergjente për përmirësimin e sigurisë në impiantet dhe instalimet që shërbejnë për depozitimin, transportin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, analizoi rezultatet e Aksionit të ndërmarrë më dt. 22 prill 2009, në qytetin e Tiranës, për mbylljen e pikave ilegale të shitjes dhe mbushjes.
Nga kontrollet e ushtruara, rezulton se: Janë konstatuar shkelje të renda të rregullave të sigurisë dhe mungesa ne dokumentacion në disa subjekte. U kontrolluan 70 aktivitete, të cilat kryejnë tregtimin dhe mbushjen e bombolave me transfazim. U bllokuan 5 pika tregtimi dhe 21 pika, të cilat realizonin rimbushjen e bombolave. U lanë akte bllokimi në 2 pika tregtimi dhe në 9 pika për rimbushje bombolash. U vendos masë administrative me gjobë në 1 pikë tregtimi. U la akt-kontroll bllokimi për një automjet, i cili kryente transportimin e bombolave neper pikat e shitjes se gazit. U sekuestruan 39 bombola gazi, si dhe janë në ruajtje nga Inspektorati Qendror Teknik 108 bombola gazi të papërdorshme.
29 subjekte të evidentuara më parë si problematike, u gjetën të mbyllura dhe do të jenë objekt i kontrollit gjatë fazës së dytë për zonën e Tiranës. Ndërkohë ka nisur faza e dytë e aksionit për kontrollin e karburanteve, ngaqë sipas burimeve nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës janë identifikuar 10 autogaze brenda Unazës dhe 20 stacione karburanti si të rrezikshme dhe pa autorizime. Aksioni do të shtrihet edhe në Durrës, Fier etj., duke kontrolluar të gjitha qytetet për të zbuluar dhe mbyllur pikat e paligjshme të tregtimit dhe të mbushjes së bombolave të gazit.