E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodafone Albania financon një projekt në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë

Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Talasemisë përfaqësuesit e Fondacionit Vodafone Albania dhe Shoqatës Shqiptare të Talasemisë nënshkruan kontratën e bashkëpunimit për implementimin e projekti të rëndësishëm në mbështetjen e personave talasemikë. Nga projekti do të përfitojnë një numër prej 100 familjesh shqiptare, me shtrirje gjeografike në Shqipërinë e mesme si Lushnje, Kavajë, Tiranë e Fier ku numri i personave talasemikë është më i lartë. Ndër të tjera përmes këtij projekti do të mundësohen një sërë aktivitetesh nga një fushatë informimi e ndërgjegjësimi në publik, realizimi i 200 analizave elektroferezes për identifikimin dhe parandalimin e rasteve të mundshme të lindjes së fëmijëve talasemikë, si dhe një program aktivitetesh edukative e integruese nëpërmjet të cilit tentohet që përfituesit të përfshihen në aktivitete të zhvilluara jashtë klinikave mjekësore ku ata kalojnë një pjesë të madhe të kohës gjatë trajnimit të tyre. Nga Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Vodafone Albania, Z. Albi Greva, mësuam se fondet e akorduara nga Fondacioni Vodafone sigurohen në sajë të financimit të Vodafone Foundation në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga Vodafone Albania Sh. A. Tetë projektet e fundit që Fondacioni ka njoftuar për 2009-2010, do ti shtohen edhe projektet që priten të aprovohen së shpejti nga raundi i sapo lajmëruar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›