E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita Botërore e Talasemisë, aktivitet sensibilizimi për dhurimin e gjakut

8 Maji njihet në të gjithë botën si Dita Ndërkombëtare e Talasemisë, në të cilën zhvillohen aktivitete të gjera për sensibilizimin e popullatës të ndihmojë kategoritë e prekura nga kjo sëmundje e rëndë. Kështu, me rastin e kësaj dite, u organizuan takime me moto Jeta është e shtrenjtë, kujdesu për të. Jeta është e çmuar, mos e shkatërroni atë. Dhuroni gjak, në të cilin do të mori pjesë edhe ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo. Talasemia është një nga sëmundjet gjenetike më të përhapura në botë, ku sipas një studimi të OBSH-së, çdo vit lindin më tepër se 100.000 fëmijë të prekur nga kjo sëmundje. Kjo shkakton anemi (pagjakësi) dhe ne rast se nuk mjekohet, zemra dhe organe të tjera në trup do të "mbarojnë" së funksionari, si rezultat i mungesës së oksigjenit. Transfuzioni i rregullt i gjakut është i vetmi mjekim i përshtatshëm deri tani për talaseminë. Ai duhet të merret çdo 3-4 javë, në bazë të nevojave të pacienteve që duhet të bëjnë medoemos analiza laboratorike në spitale, ambulancë apo qendra të tjera shëndetësore, për të ditur përqindjen e hemoglobinës së tyre, edhe në rast se nuk kanë shfaqje të dukshme, si lodhje apo zbehtësi të fytyrës (anemi).

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›