E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen 30 milionë kartela

Pronarët e rreth 30 milionë kartelave kreditore në Gjermani nga Viti i Ri nuk mund të paguajnë as të nxjerrin para nga bankomatët, për shkak të një gabimi softuerik, i cili nuk njeh vitin 2010.

Bankat gjermane me siguri do t’i riprogramojnë kartelat përmes bankomateve, meqë ndryshimi i plotë i së paku 30 milionë kartelave të parregullta do të kushtonte rreth 300 milionë euro. Nëse shpenzimet për përmirësimin e gabimit do t’i paguajë prodhuesi francez i kartelave pagesore “Gelmato” ose bankat, duhet të vendosin avokatët dhe gjykatat.

Kompania franceze këtyre ditëve kumtoi se së bashku me bankat gjermane do të tentojë ta evitojë zëvendësimin e kartelave të parregullta, duke shtuar se kartelat pagesore të dhëna në vendet e tjera janë të rregullta.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›