Papunësi rekorde në Eurozonë
Si pasojë e krizës ekonomike, numri i të papunëve në zonën e monedhës euro ka arritur nivelin më të lartë që prej 11 vitesh.
Siç bëri të ditur enti i statistikave Eurostat, në nëntor përqindja e papunësisë pa ndikimin sezonal u rrit në 10 për qind.
Në këtë nivel papunësia ka qenë për herë të fundit në gusht të 1998-s. Gjithsej në 16 vendet e hapësirës së euros pati 15,7 milionë burra dhe gra të papunë, tre milionë më shumë sesa një vit më parë.
Sipas Eurostatit, pozitivisht u zhvillua prodhimi ekonomik. Duke u mbështetur prej rritjes së eksporteve dhe të rezervave në magazina, ai u rrit në tremujorin e tretë me 0,4 për qind. Në këtë mënyrë mori fund recesioni më i rëndë që prej krijimit të Eurozonës, u tha më tej.