Gjenden 200 kilogramë marijuanë në Sarandë
Sërish synohet kalimi i lëndës narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë. Dje, në orët e mesditës, policia kufitare e Sarandës, në bashkëpunim me seksionin e luftës kundër krimit të organizuar kanë bërë sekuestrimin e 200 kilogramëve marijuanë, të përgatitur për të hyrë në rrjetin ndërkombëtar të narkotrafikut. Burimet policore thanë se lënda narkotike e paketuar dhe e bërë gati për “eksport” u gjet mbi varrezat publike të fshatit çiflik të Konispolit. Vendi ku ishte fshehur droga ishte vetëm 1 kilometër larg shtigjeve të mundshme për kalim klandestin të kufirit. Droga u gjet e paketuar në dhjetë thasë najloni, e ndarë në pako të vogla prej një kilogrami. Policia nuk ka arritur ende të identifikojë trafikantët, por deklarohet se ka informacione për identitetin e tyre. Ndërkohë, Policia e Fierit ka sekuestruar dje në mëngjes rreh 5 kilogramë marijuanë dhe ka arrestuar shtetasit Shkëlqim Ballaj dhe Ardian Hoxhaj, që transportonin këtë sasi droge.
#