Bora Trajani prezanton pikturat e saj në galerinë Kledio
Një ekspozitë e veçantë është hapur këto ditë në Galerinë e Artit Kledionë kryeqytet. Artistja 21-vjeçare Bora Trajani ka çelur në ambientet e kësaj galerie arti një ekspozite pikture. Përmes pikturës artistja e re kërkon ti komunikojë publikut mendimet dhe idetë, nëpërmjet të cilave ajo e ndryshon dhe transformon audiencën drejt një eksperience pozitive.
E shkolluar në New York, Bora Trajani ka pasur dhe eksperiencat e para me pikturën, ndërsa fokusi i saj ishte arkitektura e mjaft e influencuar nga rryma kubiste, në punimet e saj të hershme ajo lëviz drejt imazheve gjeometrike të vendosura në hapësirë. E vlerësuar me çmimin e parë Mix media në konkursin e pikturës, që zhvillohej në Kent, kjo ishte një shtysë për artisten e re, duke influencuar pozitivisht në artin e pikturës. Në pikturat e Borës përveç formave gjeometrike, vihet re se mbizotërojnë ngjyrat e ndezura të cilat i japin jetë punimeve të saj. Përdorimi i blusë së errët, jeshiles, së verdhës, portokallisë e ofrojnë publikun me perceptime intriguese, ku secili mund ta interpretojë sipas mënyrës së tij. Ekspozita e piktores 21 vjeçare vjen pas një tjetër ekspozite që u hap në këtë galeri, Golemi 2009 e cila gjithashtu solli për publikun një gjetje interesante me punime të piktorit Arben Golemi. Në ditët në vijim priten të tjera ekspozita, që do të sjellin emra të tjerë artistësh.