Konkursi letrar Principe Giorgio Castriota Skanderbeg kurorëzon fituesit
Në qytetin e Chierit, pranë Torinos, në Itali para dy ditësh u zhvillua ceremonia e dhënies së çmimeve letrare në kuadër të edicionit të 9-të të konkursit 'Principe Giorgio Castriota Skanderbeg'. Konkursi letrar, emri i të cilit i dedikohet heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit, organizohet nga shoqata Vatra Arbëreshe e Chierit. Çmimet ju jepen krijimeve të reja më të mira letrare në gjuhën arbërishte, si edhe krijimeve më të mira të nxënësve me origjinë arbëreshe që studiojnë në shkollat Italiane.
Qëllimi i konkursit është pikërisht ruajtja dhe lëvrimi i mëtejshëm i gjuhës Arbërishte ndër brezat e rinj të diasporës së hershme Shqiptare në Itali, u shpreh Vincenzo Cucci, Presidenti i shoqatës Vatra Arbëreshe. Ai ju kujtoi të pranishëmve se në territorin e Rajonit të Piemontit jetojnë sot mbi dhjetë mijë qytetarë me origjinë Arbëreshe, duke përbërë kështu një nga bashkësitë më të mëdha të këtij komunitetit jashtë vendbanimeve të tyre historike në jug të Italisë. Duke filluar nga ky edicion, një seksion i posaçëm i konkursit i rezervohet edhe krijimeve të reja poetike të shkruara në Shqipen letrare. Në bashkëpunim me Federatën e Shoqatave Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbëreshe të Piemontit, të përfaqësuar në ceremoni nga zv. presidenti i saj Benko Gjata, këtë herë juria e konkursit vlerësoi me çmim edhe krijime poetike të autorëve shqiptarë. Juria e konkursit kryesohej nga prof. Italo Fortino, titullar i katedrës së gjuhës dhe letërsisë Shqipe pranë Universitetit të Napolit. Anëtarë të saj ishin edhe Visar Zhiti, Atashe Kulturor pranë Ambasadës së Shqipërisë në Itali, Eduard Soppi, kryetar i shoqatës 'Nënë Tereza' të Astit, Annunziata Delli Santi, eksperte e gjuhësisë pranë Sportelit Gjuhësor të Rajonit të Bazilikatës si edhe poeti arbëresh Tommaso Campera, përgjegjës i Departamentit të Kulturës pranë
shoqatës 'Vatra Arbëreshe'. Fitues të edicionit të nëntë të konkursit, në seksionin e krijimeve në arbërisht, u shpallën kantautori Francesco Scaravaglione, nga Pavia, si edhe nxënësja Katia Forte, në seksionin e autorëve të rinj. Në seksionin e dedikuar Shqipes letrare, për poezinë më të mirë të pabotuar fituese u shpall shkrimtarja dhe studiuesja vlonjate Vilhelme Vranari; ndërsa çmimi i posaçëm i jurisë për kontributin e dhënë në lëvrimin e letrave Shqipe ju dha autores dhe përkthyeses Valbona Jakova. Ceremonia u shoqërua me një spektakël mjaft të veçantë, të titulluar 'La sposa di Scanderbeg' (?Nusja e Skënderbeut?) të paraqitur nga trupa artistike 'Centro Mediterraneo delle Arti'. Spektakli, me këngë dhe muzikë të traditës më të mirë Arbëreshe të luajtur live, rrëfen fazat e ndryshme të emigrimit Arbëresh në Itali.