Borxhet e eurozonës rrezikojnë wall streetin
vendeve të eurozonës në ringritjen ekonomike globale, i ka dhënë një ton negativ tregjeve anembanë globit. Para hapjes së Wall Street u publikuan edhe të dhënat mbi prodhimin industrial në SHBA, që rezultoi në rritje me 0,8% për muajin prill, në të njëjtën linjë edhe me parashikimet e analistëve. Monedha e përbashkët evropiane, euro, ka rënë në kuotën më të ulët 18 mujore përballë dollarit amerikan, ndërsa ari ka shënuar një rekord të ri. Edhe aksionet e kompanive të kartave të kreditit kanë rënë, një ditë pasi Senati Amerikan votoi për të limituar taksat për trasaksionet me karta debiti apo krediti. Për këtë arsye Visa humbi 8,4% të vlerës ndërsa MasterCard ra me 7,9% në 214 dollarë për aksion.
Bursat evropiane bien me 2. 4 për qind
Evropiane kanë humbur një pjesë të mirë të fitimeve të realizuar në dy sesionet e kaluar. Indeksi pan-Europian FTSEurofirst 300, i aksioneve kryesore evropiane është në rënie me 2,4%, ndërsa sesioni e kaluar shënoi një rritje prej 0,1%. Shqetësimet e investitorëve konsistojnë në faktin se, vendet me borxh të lartë si Spanja, Portugalia dhe Greqia, do të ngadalësojnë rritjen ekonomike në terma afatgjatë. Gjatë ditës së sotme sektori bankar ka realizuar dhe performancën më të dobët. Banco Santander, BBVA, Societe Generale, BNP Paribas dhe Deutsche Bank janë në rënie nga 2.8 deri në 5.8%.
Çmimi i energjisë rrit aksionet në SHBA
Aksionet amerikane u rritën gjatë ditëve të fundit, pasi u rritën aksionet energjitike dhe investitorët ishin optimistë mbi rikuperimin në përgjithësi të fitimeve, edhe pse rezultatet e disa kompanive të profilit të lartë ishin poshtë pritshmërive të larta të tregut. Fitimet e Goldman Sachs-it i shkundën mirë parashikimet, por aksionet e saj ranë 2,1 për qind. Rregullatorët britanikë nisën një hetim për mashtrime të dyshuara prej kompanisë, duke shtuar shqetësimet e krijuara nga akuzat për mashtrim të ngritura tashmë nga rregullatorët amerikanë. Aksionet e Yahoo-së u rritën 1,9 për qind pas mbylljes së bursave, pasi fitimet e saj i thyen parashikimet, edhe pse të ardhurat ishin më pak nga sa pritej. Indeksi mesatar industrial Dow Jones u rrit 0,23 për qind, indeksi SP500 u rrit 0,81 për qind, dhe indeksi i përbërë Nasdaq u rrit 0,81 për qind.