E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të verbrit protestojnë në Berat, ja 5 kërkesat e tyre

Shoqatat e të verbërve të qarkut Berat kanë protestuar paraditen e djeshme para prefekturës për realizim të kërkesave të tyre nga qeveria aktuale. Në një tubim paqësor që ka nisur nga Shtëpia e Oficerëve, duke përshkuar rrugën kryesore, protestuesit me pankarta në duar dhe një megafon ku përsëriteshin kërkesat e tyre kanë ndalur para institucionit të prefekturës. Kryetari i shoqatës së të verbërve të rrethit të Beratit, Fitim Musabelliu ka deklaruar se të verbërve u është mohuar e drejta e përkrahjes sociale, ku ekonomia është e vetmja mundësi që ata  të kenë një jetës normale. Jemi të sigurt që do të fitojmë të drejtat tona, pasi na kanë humbur sytë dhe për këtë duke mos gjetur mundësi jetese ne do të përshkallëzojmë protestat tona deri në grevë urie, ka shtuar Musabelliu. Gjatë takimit ka folur dhe zv/ Presidenti i shoqatës së të verbërve të Shqipërisë, Luan Bregu, i cili ka bërë të ditur se protesta është në vazhdim që nga data 1 prill i këtij viti dhe do të vazhdoj në shkallë vendi për të ndalur sjelljen brutale të qeverisë pasi të verbrit  kanë bërë kërkesë për të drejtat që u takojnë dhe zbatim të legjislacionit që është në fuqi. U bëjmë thirrje Ministrisë të Punës, partisë së të Drejtave të Njeriut dhe qeverisë që të na japin të drejtat tona që na i kanë bllokuar, ka apeluar Bregu. Me pas, zv/ presidenti i shoqatës së të verbërve ka cituar se kërkesat e të verbërve janë rritja e pagës që nga 10 800 lekë tashmë na u është ulur në  8700 lekë, heqja e taksave për këtë kategori, mbështetje për marrje të ndihmës ekonomike, strehimin e të verbërve ku për 4 vjet në këtë fushë nuk është bërë asgjë, iniciativa ligjore për punësim të të verbërve, gjë që është hedhur poshtë nga Ministria e Financave etj. Bregu ka cituar se në plotësim të kërkesave të domosdoshme protestat e të verbërve do të vazhdojnë, ku më 15 prill do të mblidhen edhe në Tiranë para institucionit të Parlamentit, Kryeministrisë, si dhe ministrive të linjave që sipas tyre u kanë bllokuar të drejtat legjitime. Ndërsa prefekti i Beratit, Thoma Rumnici ka siguruar protestuesit se qeveria do të marrë parsysh kërkesat e tyre. Rumnici ka sjellë si shembull konkret për mbështjetjen e qeverisë kundrejt kësaj kategorie, vendimin e fundit të qeverisë për shpërndarjen falas të kartave të identitetit për këtë kategori.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›