E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gul uron Pacollin

Nga Express më 26 shkurt 2011 në ora 18:51

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gul, i ka dërguar një mesazh urimi presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, me rastin e zgjedhjes së tij në detyrën e re.

“Kam bindjen se bashkëpunimi ynë, i cili krahas vëllazërisë dhe miqësisë historike mes vendeve tona, është i rëndësishëm edhe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, me angazhimet tuaja të çmueshme do të zhvillohet edhe më tutje”, thuhet në mesazhin e presidentit turk, njoftoi Zyra e Presidencës.

Sipas tij, Turqia do të vazhdojë ta mbështesë orientimin euroatlantik të Kosovës, si dhe pavarësinë e saj dhe integritetin territorial, që është më se i nevojshëm për stabilitetin dhe paqen në rajon.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›