Bulku: Rruga e Ramës, mizore dhe e pashpirt
Deputetja demokrate, Rajmonda Bulku, i bëri dje thirrje kryetarit të PS-së, Edi Rama, se ka hyrë në një rrugë të pashpirt e mizore, duke futur gratë në grevë. “Zoti Rama të ndrysh në grevë urie nëna me foshnja, gra me përgjegjësi familjare do thotë se në qenien tënde nuk ekziston asnjë ndjesi njerëzore. Kjo nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat e familjes e fëmijëve”, deklaroi Bulku. Sipas saj, terrori psikologjik i fëmijëve është i madh duke i mbyllur nënat e tyre në vetëflijim, duke krijuar kështu një dramë. Sipas Bulkut, trauma e këtyre fëmijëve do ta shoqërojë për të gjithë jetën Ramën.
#