E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtohet tensioni në tubimin socialist

Patos

Për të tretën ditë me radhë banorët e qytetit së Patosit dhe të rrethinave të tij kanë vijuar dje protestën në mbështetje të grevistëve të Tiranës. Ashtu si edhe një ditë më parë, protestuesit kanë bllokuar rrugën kombëtare Fier-Ballsh.

Rreth 500 protestues të drejtuar nga krerët e bashkive Patos e Roskovec dhe kryetari i Komunës Portëz janë ulur në asfaltin e rrugës. Por brenda pak minutash ka ndërhyrë policia, e cila ka kërkuar shpërndarjen e protestuesve, pasi nuk ka pasur leje të posaçme. Këtu është shënuar përplasje mes policisë dhe krerëve të protestës. Disa nga protestuesit janë shoqëruar në polici dhe janë lënë të lirë disa orë më vonë. Ndërkohë, dega e Partisë Socialiste në Fier ka njoftuar se sot pasdite do të organizohet një protestë e madhe, ku pritet të ketë edhe bllokim të unazës së qytetit.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›