Vasili: Gati të shërbejmë brenda çadrave
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, me anë të një letre të hapur i ka shprehur kreut socialist, Edi Rama, gatishmërinë e bluzave të bardha të kryeqytetit për të qenë në shërbim të grevistëve. Në letrën e tij, ministri Vasili shprehet se ekipet mjekësore janë të gatshme të ofrojnë asistencën e tyre pranë ekipeve vullnetare edhe brenda mjediseve të grevës. Po kështu, ministri i Shëndetësisë konfirmon se strukturat publike shëndetësore dhe QSUT-së i është dhënë urdhër për trajtimin me prioritet të rasteve të rënduara të grevistëve.
#