Burgaj policëve: Luftë më tepër krimit
09/06/2010 Kryepolici viziton Qendrën e Forumit Policor në përfundimin e kursit të XI
Kursi i XI cilësohet nga më të mirët e këtyre viteve
TIRANE- Kurset e trajnimit për efektivat e uniformave blu kanë sjellë një ndryshim thelbësor të punës së tyre dhe rezultate më konkrete. Ky është vlerësimi që ka dhënë Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, gjatë një vizite që zhvilloi në ambientet e Qendrës së Formimit Policor në prag të përfundimit të kursit të XI të shkollimit bazë të punonjësve të policisë për “Patrullë të Përgjithshme”. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj shprehu vlerësimet e tij për kursin XI të shkollimit bazë të punonjësve të policisë, duke e cilësuar këtë kurs si më të mirin e deritanishëm, me një pjesëmarrje model dhe cilësore, me rezultate mjaft të larta. Burgaj theksoi se në sajë të punës së instruktorëve, njohurive të marra në trajnime të këtij lloji dhe falë angazhimit të vetë punonjësve pjesëmarrës në këto kurse, po vihen re ndryshime në cilësinë e shërbimeve policore në komunitet dhe në komunikimin mes punonjësve të policisë dhe qytetarëve shqiptarë. Po ashtu, Burgaj, kërkoi që të mbetet një prioritet i vazhdueshëm edhe në të ardhmen cilësia e lartë në shërbim të komunitetit në mënyrë që të arrihen rezultate sa më të mëdha të policisë në luftën kundër krimit dhe për një shërbim sa më cilësor për komunitetin. Veç të tjerash, Burgaj theksoi edhe njëherë prioritetet e Policisë së Shtetit me synimin që dijet e marra në këtë trajnim të vihen në zbatim në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe heqjen përfundimtare të Shqipërisë nga harta e kultivimit të bimëve narkotike, duke sjellë në vëmendje punën kolosale që po kryhet nga ana e punonjësve të policisë.