Burgu Gaza Nga Chris Patten*
Me lehte eshte te hyjsh ne nje burg te sigurise se larte sesa ne nje rrip toke - 45 kilometra te gjate dhe ndoshta 8 kilometra te gjere - qe eshte shtepia e 1.5 milione palestinezeve te Gazes. I rrethuar nga nje mur ndalues, kulla te vrojtimit dhe tampon zona vdekjeprurese, une hyra ne kalimin Erez me nje vize te siguruar me veshtiresi – porta te hekurta, marrje ne pyetje nga oficere te rinj dhe te pertueshem te imigracionit, dhe skanere. Ne anen tjeter eshte nje vendkalim i kafazuar, i gjate nje kilometer, qe te con ne kete pjese te Palestines te kurthuar ne mes te Izraelit, Egjiptit, Mesdheut, dhe indiferences se pergjithshme te bashkesise nderkombetare.
Pamja gjate ecjes ne te nxehtin percellues neper kete kafaz te gjate eshte apokaliptike. Grupe te vogla te palestinezeve i shkaterrojne perfundimisht mbetjet e infrastruktures se bombarduar industriale te Gazes - blloqe betoni qe ndotin peizazhin ranor. Ata i godasin blloqet per zhavorrin dhe shufrat e celikta qe gjenden brenda. Rezultati i punes se tyre bartet larg me karrocat qe terhiqen nga kuajt dhe gomaret e zgjebosur. Kjo eshte perafersisht e tera qe kalon per industrine ne Gaza.
Kohe pas kohe, bota reagon ndaj tmerreve te jetes ne Gaza, per t’iu kthyer pastaj shikimit te Kampionatit Boteror ne futboll, apo planifikimit te pushimeve verore. Per shembull, ne reaguam pas sulmeve ushtarake ne dhjetor 2008 dhe janar 2009, kur vdiqen me shume se 1.300 palestineze (duke perfshire mbi 300 femije) dhe 13 izraelite. Ne serish e vume re historine e gjate te horrorit kur ne maj te ketij viti Forcat Mbrojtese Izraelite sulmuan nje flote anijesh te vogla turke qe transportonin ndihma humanitare, me c’rast pati nente viktima civile.
Duhet te kihet kujdes me gjuhen kur diskutohen veprimet e Izraelit. Ata qe thone se ekziston krize humanitare ne Gaza, nuk duhet ta krahasojne situaten me Etiopine dhe Sudanin kur ato gjenden ne mes te thatesires apo luftes. Kushtet ne Gaza jane te ashpra dhe populli vuan. Qeveria e Izraelit i ka mohuar deklaratat se njerezit jane te uritur dhe e ka relaksuar regjimin e kufizimit te importit. Por, rrethimi asnjehere nuk kishte per qellim ta bente popullin e Gazes te vuante urie. Dov Weissglass, ish asistenti i Ariel Sharon, kishte dhene deklaraten e famshme, qe thoshte se qellimi ishte "per t’i vendosur palestinezet ne diete".
Qellimi ishte denimi kolektiv, pjeserisht i imponuar si pergjigje ndaj kontrollit politik te Hamasit ne Gaze. Hamasi i fitoi zgjedhjet e vitit 2006 ne te gjithe Palestinen e okupuar dhe formoi qeverine e unitetit kombetar me Fatahun. Amerika, Izraeli dhe shumica e bashkesise nderkombetare e bombarduan marreveshjen. Ishte shume gje e mire qe po mbaheshin zgjedhjet – vetem deri atehere kur ana e gabuar fitoi.
Me ndryshimet ne kontrollet e importit ne Gaza - tash ekziston nje liste e gjerave qe nuk mund te merret brenda, ne vend te atyre qe mund te merren – me shume mallra do te duhej te mberrinin. Por, mundesia per te blere xhem, musli, uthull balsamike dhe vazo me limone, qe ishte ajo cfare pashe ne nje supermarket ne Gaza, nuk do t’iu ndihmoje shume njerezve te thjeshte, 80 per qind e te cileve varen nga racionet ushqimore urgjente.
Per me shume, gazasit e zakonshem nuk mund t’i rindertojne shtepite dhe shkollat e tyre, sepse materialet e ndertimit mbeten te ndaluara, ose lejohen “sa per ilac” per projektet e OKB-se. Lendet e para, te cilat do ta mundesonin ringjalljen e tregtise dhe industrise se Gazes - nuk jane te lejuara.
Kjo eshte pjesa qendrore e politikes se Izraelit, ne kundershtim te hapur me te drejten nderkombetare dhe normat zakonore te sjelljes se civilizuar. Me lejimin e tashem te cokollates dhe melmesave ne Gaza, Izraeli eshte duke aplikuar nje "rrethim" me te mencur, i cili do t’i mbaje palestinezet e ketushem te izoluar, te varfer, dhe te varur nga ndihmat, por jo te uritur.
Kur isha ne Gaze para Intifades se Dyte, kishte shume shembuj te veprimtarise sipermarrese - fabrika dhe ferma. Pjesa me e madhe e tyre jane shkaterruar. Me perfundimin e sulmit ne 2009, buldozeret ushtarake te Izraelit i rrafshuan fabrikat. Imponimi i nje zone kufitare ka gelltitur deri 29 per qind te tokes bujqesore ne Rrip.
Por, Izraeli dhe Egjipti - partnere ne rrethim – shumicen e kohes behen sikur nuk i shohin tunelet (ndoshta deri ne nje mije sosh) qe gjarperojne nen kufirin egjiptian ne Rafah dhe sjellin mallra ne tregun e zi, te cilat pastaj taksohen nga Hamasi. Biznesmenet palestineze te cilet duan te luajne sipas rregullave (qe potencialisht jane shtylla kurrizore e klases se mesme), shkaterrohen. Lulezojne personat qe kerkojne reket. Politika kafkiane prodhon ekonomi te stilit "Liza ne boten e cudirave".
Disa nga problemet humanitare qe rrjedhin nga rrethimi duken me qarte kur i vizitoni spitalet, sic bera une me organizaten bamirese Ndihme Mjekesore per Palestinezet, president i se ciles jam. Ilace qe mund te shpetojne jete ka pak, kurse pajisjet shpesh nuk punojne per shkak te nderprerjes se energjise elektrike, apo te mungeses se pjeseve te kembimit. Pacientet e semure rende kerkojne leje per t’u trajtuar ne spitalet e Bregut Perendimor, dhe per disa thuhet se jane nen presion per te bashkepunuar me sherbimet e sigurimit te Izraelit ne shkembim per t’u lejuar qe te dalin jashte. Mjeket dhe studentet rralle mund te largohen nga Gaza per te marre pjese ne konferenca, apo per te studiuar ne universitetet e huaja.
E kam kundershtuar fuqishem thirrjen nderkombetare per t’i bojkotuar universitetet e Izraelit, vjet. Por, bllokada e Gazes do te thote se Izraeli e bojkoton jeten akademike palestineze. Eshte koha qe Izraeli ta largoje kemben prej fytit te Gazes.
Disa politikane ne Izrael, si Ministri i Jashtem Avigdor Lieberman, duket se duan ta ndajne Gazen plotesisht nga Bregu Perendimor, ne kundershtim me Marreveshjen e Oslos (dhe perspektiven e zgjidhjes dyshteterore!), dhe ta shtyjne ate ne drejtim te Egjipt. Por, Gaza mbetet pjese integrale e Palestines - pjese ne rritje. Me shtimin e popullsise 3.5 per qind ne vit, numri i gazasve do te dyfishohet per rreth 15 vjet (qe eshte afati i njejte kohor per te cilin Organizata Boterore e Shendetesise vlereson se popullsia ne Gaza do te mbetet pa uje).
Cfare bote do te trashegojne femijet te cilet i shihni ne numer aq te jashtezakonshem ne Gaza? A do te behen ata skllever te moderuar, qe i binden ligjit, per shkak te denimit kolektiv? Historia nuk eshte ne anen e ketij imoraliteti.
Dua ta shoh Izraelin nje shoqeri te lire dhe demokratike, qe i perkrahe vlerat e veta origjinale dhe eshte ne paqe me fqinjet. Kete nuk do ta arrije permes politikes se tmerrshme ndaj Gazes. Bota - duke filluar me administraten e SHBA-ve dhe ate te Bashkimit Europian - duhet t’ia thote kete Izraelit. Por, kjo nuk do te ndodhe se shpejti.
* Chris Patten ishte Guvernatori i fundit britanik i Hong Kongut dhe ish-Komisionari i BE-se per Pune te Jashtme, kurse aktualisht eshte Kancelar i Universitetit te Oxfordit. Ky artikull eshte shkruar per rrjetin Project Syndicate