Burgu i Fushë Krujës, 3.8 milionë euro
13/12/2008 I ndërtuar me fondet e BE-së
TIRANË - "Riintegrimi i të dënuarve në shoqëri përbën filozofinë bazë mbi të cilën mbështeten politikat e Qeverisë për sistemin penitenciar në vendin tonë", tha dje ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, gjatë seminarit "Të Drejtat e personave të burgosur", organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit me personelin e sapozgjedhur të burgut të ri të Fushë-Krujës. BE-ja e ka ndihmuar sistemin shqiptar të drejtësisë dhe të burgjeve në mënyrë gjithëpërfshirëse. Vetë burgu i Fushë Krujës është ndërtuar nëpërmjet një projekti prej 3.8 milion eurosh. Ky burg ofron akomodim për 312 të burgosur, nga të cilët 176 të sigurisë së ulët dhe 136 të sigurisë së lartë. Janë ndërtuar gjithashtu një tjetër burg në Korçë dhe një qendër paraburgimi në Vlorë. Një qendër paraburgimi për të rinjtë është duke u ndërtuar në Kavajë. Këto ndërtesa të reja, duhet të ndihmojnë në uljen e mbipopullimit në burgje.