Tërhoqi zvarrë dy persona me makinë, kapet autori
13/12/2008 Pas dy javë kërkimesh arrestohet Artur Prenga nga Shkoza
TIRANË- Policia arrestoi dje një 31-vjeçar që para dy javësh kishte terrorizuar banorët e lagjes së Shkozës, duke u përpjekur të merrte zvarrë deri në vdekje dy persona, për një inat personal. Burimet zyrtare të policisë thanë se dje specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit mundësuan ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë së Tiranës, për ndalimin e shtetasit Artur Prenga, 31 vjeç, lindur në Rubik dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “vrasjes”. Ai më 28 nëntor në rrugën “Shemsie Haka”, ka tentuar të vrasë me anë të përplasjes me kamionin e tij shtetasit Lulëzim Zeqaj dhe Shpëtim Myrto, të cilët po udhëtonin me automjetin tip “Mitsubish Pajero Sport”. Ai akuzohet për veprat penale të “vrasjes me dashje e mbetur në tentativë”, dhe “Shkatërrim prone”, parashikuar nga nenet 76-22 e 150 të Kodit Penal. Lulëzim Zeqaj, 33 vjeç, banues në Shkozë, ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore pasi mësohet se është tërhequr zvarrë të paktën 5 metra, nga një fuoristradë që shtyhej nga një kamion me targa DR 6024 E, i drejtuar nga shtetasi Artur Prenga, 31 vjeç, edhe ai nga Shkoza. Pas kësaj ngjarjeje, Prenga është larguar me kamionin, duke u përplasur më pas me një autobus të linjës së ish-Uzinës së Autotraktorëve. Pas kësaj përplasjeje, Artur Prenga ka braktisur mjetin, duke u larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.