E Hënë, 2 Nëntor 2026

Burri pi helm, përfundon në Spitalin Ushtarak

12/01/2010  Pasi fjetën gruaja dhe fëmijët
Ka vënë në gjumë fëmijët e gruan dhe më pas ka vendosur të konsumojë helm për t’u dhënë fund vuajtjeve. Kastriot H 47 vjeç nga lagje numër 3 e qytetit të Durrësit ka përfunduar me urgjencë në spitalin e Durrësit në gjendje të rënduar intoksikacioni. Sipas burime spitalore, babai i tre fëmijëve vuante nga depresioni nervor prej dy-tre vitesh, ndërkohë që drejt vetëhelmimit e kishte shtyrë edhe sëmundja në disa vite. Kastriot H vuante nga stomaku e mëlçia, ndërkohë që papunësia e ka rënduar gjendjen psikologjike dhe statusin e kryefamiljarit. Rreth orës 01.00 ky shtetas ka humbur ndjenjat dhe familjaret e kanë dërguar pa asnjë vonesë në spital. Gjendja e të vetëhelmuarit me medikamente mjekësore në dozë të madhe ka shtyrë bluzat e bardha të Durrësit ta nisin për në Spitalin Ushtarak ku është edhe është në regjim intensiv mjekësor. Xh. Gradica

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›