E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursa për nxënësit,Kriteret dhe afatet për të përfituar nga Bashkia e Tiranës



Nis aplikimi për trajtimin me bursë nga Bashkia e Tiranës të nxënësve dhe studentëve për vitin shkollor 2008-2009

Bursat e nxënësve për vitet e dyta e lart rishqyrtohen për çdo vit nga këshilli i bashkisë dhe komunës sipas vendndodhjes territoriale dhe administrative të konvikteve në të cilin janë vendosur nxënësit konviktorë.

Për vitin shkollor 2008-2009 Bashkia e Tiranës do të trajtojë me bursë shteti studentët që vijnë nga familje me të ardhura të pakta, për rastet e invalidëve, paraplegjikëve, tetraplegjikëve etj., duke i përjashtuar nga kriteri për të vazhduar studimet jashtë vendbanimit të tyre.

Drejtoria e Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social ju informon se Bashkia e Tiranës në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1211, datë 27.08.2008 “Për kuotat financiare të ushqimit në mensa dhe konvikte, bursat e shtetit dhe pagesat e nxënësve dhe të studentëve në institucionet arsimore publike, për vitin shkollor 2008-2009” do të shqyrtojë kërkesat e të gjithë nxënësve dhe studentëve, të cilët dëshirojnë të aplikojnë për të përfituar bursë shtetërore. Afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit të plotësuar është data 20 tetor 2008, pranë zyrës së Informimit Qytetar, në Bashkinë e Tiranës.

Kriteret

Kriteret e përfitimit të bursës janë kriteri ekonomik (nxënës/studentë) kur nxënësit dhe studentët vazhdojnë studimet larg vendbanimit të tyre në largësinë mbi 5 km dhe plotësojnë kriterin ekonomik, sipas pasqyrës nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Nxënësit që banojnë në fshat, të cilët nuk kanë shkollë 9-vjeçare brenda rrezes prej 5 km e që vendosen në konvikt publik. Nxënësit dhe studentët, që kanë përfituar statusin e jetimit dhe që plotësojnë kriterin ekonomik. Nxënësit dhe studentët të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë dhe që plotësojnë kriterin ekonomik. Secili nga studentët bashkëshortë që ka fëmijë, që plotëson kriterin ekonomik dhe vendoset në konvikt publik. Fëmijët (nxënësit apo studentët) që kanë statusin e invalidit, paraplegjikut, tetraplegjikut dhe që plotësojnë kriterin ekonomik.

Jashtë kriterit ekonomik (nxënës / studentë) si fëmijë, nxënës apo student punonjësit të policisë, që ka humbur jetën në krye e për shkak të detyrës. Sipas rezultateve të arritura (nxënës/studentë), si nxënësit e arsimit të mesëm profesional, të cilët kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës me të gjitha notat 10. Studentët, të cilët regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë, e që kanë mbaruar shkollën e mesme me Medalje të Artë. Studentët që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë e që janë shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës më të mirët e Maturës Shtetërore, numri i të cilëve për vitin 2008 është 30 (tridhjetë). Kjo kategori studentësh përfiton bursë vetëm për vitin shkollor 2008-2009. Studentët të cilët kanë mbaruar vitin akademik paraardhës me të gjitha notat 10. Studentët që vazhdojnë studimet në degët matematikë dhe fizikë, për vitet e dyta e lart e që kanë mbaruar vitin akademik paraardhës me notën mesatare mbi 8. Sipas degëve parësore për zhvillimin e ekonomisë (nxënës) si nxënësit të cilët vazhdojnë studimet në shkollat profesionale, në degët bujqësore, veterinare, pyjore dhe në ndërtim, në vitet e dyta e lart dhe që kanë mbaruar vitin akademik, pararendës, me notën mesatare mbi 8.

Dokumentacioni

Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë për të aplikuar për bursa shteti është një kërkesë me shkrim nga nxënësi, studenti ose prindi. Certifikatë e përbërjes familjare të nxënësit apo studentit. Vërtetim që është nxënës i vitit të parë të shkollës së mesme apo të lartë. Vërtetim banimi nga njësia bashkiake ku jeton. Fotokopje të noterizuar të statusit të jetimit, në ato raste që e gëzojnë këtë status. Vërtetim që janë fëmijë të punonjësve të policisë ose ushtarakë, të cilët kanë humbur jetën në detyrë ose për shkak të detyrës. Vendim të gjykatës për ato raste që kanë kujdestarinë prindërore. Fotokopje të noterizuar të medaljes së artë, të fituar në mbarim të shkollës së mesme. Statusin e invalidit, paraplegjikut dhe tetraplegjikut etj. Certifikatë për më të mirët e maturës shtetërore, për vitin 2008 nga MASH-i. Deklarata ekonomike. Dokumentet që vërtetojnë të ardhurat e trungut familjar. Vërtetim page mujore, si dhe shtesat për pagesën familjare, për prindërit që janë në marrëdhënie pune. Në rast se nuk janë në marrëdhënie pune, vërtetim nga zyra e përkrahjes sociale për ndihmë sociale dhe kompensime për anëtarët në ngarkim. Vërtetim nga zyra e punësimit, nëse figuron i regjistruar si i papunë, si dhe vërtetim nga zyra e përkrahjes sociale nëse nuk merr kompensime për çdo person të certifikatës familjare që ka mbushur moshën 18 vjeç. Vërtetimet të kenë numrin e kartelës së personit. Në rast se prindërit janë në pension, vërtetim nga dega e Sigurimeve Shoqërore duke përcaktuar pensionin dhe shtesat e tjera. Vërtetimi i pensionit të ketë dhe numrin e kartelës së personit. Vërtetim nga zyra e tatimeve nëse ka veprimtari private. Vërtetim nga shkolla për motrat dhe vëllezërit, të cilët janë në marrëdhënie shkolle. Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për zotërim prone fitimprurëse. Vërtetim nga institucionet përkatëse për pjesëtarë të familjes, të cilët janë ushtarë jashtë shtetit etj.

Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë për të aplikuar për bursa shteti:

1. Kërkesë me shkrim nga nxënësi, studenti ose prindi.

2. Certifikatë e përbërjes familjare të nxënësit apo studentit.

3. Vërtetim që është nxënës i vitit të parë të shkollës së mesme apo të lartë.

4. Vërtetim banimi nga njësia bashkiake ku jeton.

5. Fotokopje të noterizuar të statusit të jetimit, në ato raste që e gëzojnë këtë status.

6. Vërtetim që janë fëmijë të punonjësve të policisë ose ushtarakë, të cilët kanë humbur jetën në detyrë ose për shkak të detyrës.

7. Vendim të gjykatës për ato raste që kanë kujdestarinë prindërore.

8. Fotokopje të noterizuar të Medaljes së Artë, të fituar në mbarim të shkollës së mesme.

9. Statusin e invalidit, paraplegjikut dhe tetraplegjikut etj.

10. Certifikatë për më të mirët e maturës shtetërore, për vitin 2008 nga MASH-i.

11. Deklarata ekonomike.

12. Dokumentet që vërtetojnë të ardhurat e trungut familjar.

13. Vërtetim page mujore, si dhe shtesat për pagesën familjare, për prindërit që janë në marrëdhënie pune.

14. Në rast se nuk janë në marrëdhënie pune, vërtetim nga zyra e përkrahjes sociale për ndihmë sociale dhe kompensime për anëtarët në ngarkim.

15. Vërtetim nga zyra e punësimit, nëse figuron i regjistruar si i papunë, si dhe vërtetim nga zyra e përkrahjes sociale nëse nuk merr kompensime për çdo person të certifikatës familjare që ka mbushur moshën 18 vjeç. Vërtetimet të kenë numrin e kartelës së personit.

16. Në rast se prindërit janë në pension, vërtetim nga dega e Sigurimeve Shoqërore duke përcaktuar pensionin dhe shtesat e tjera. Vërtetimi i pensionit të ketë dhe numrin e kartelës së personit.

17. Vërtetim nga zyra e tatimeve nëse ka veprimtari private.

18. Vërtetim nga shkolla për motrat dhe vëllezërit, të cilët janë në marrëdhënie shkolle.

19. Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për zotërim prone fitimprurëse.

20. Vërtetim nga institucionet përkatëse për pjesëtarë të familjes, të cilët janë ushtar, jashtë shtetit etj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›