E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtim, operim, transferim, propozimi i bashkisë për parkimet

1-Forma maksimale e dhënies me koncesion është deri në 35 vjet

2-Pas kësaj periudhe prona i kthehet sërish bashkisë

Ditën e hënë pritet që Këshilli Bashkiak të vendosë përfundimisht për formën e dhënies me koncesion të dy parkimeve nëntokësore. Paraprakisht, nga komisionet të cilat e kanë marrë në shqyrtim këtë çështje, është propozuar që forma e dhënies me koncesion të jetë BOT. Build, Operation, Transferation, (BOT-ndërton, operon, transferon), kjo formë, e përkthyer do të thotë që firma e cila shpallet fituese, do të ndërtojë parkimet, do ta menaxhojnë vetë për një periudhë kohore e përcaktuar në bazë të ligjit dhe pas përfundimit të afatit kohor, parkimet ia transferon sërish Bashkisë së Tiranës. Deri më tani kjo është forma e propozuar dhe pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak.

Firmat

Janë dy firma të cilat me anë të kërkesave të tyre kanë vënë në lëvizje Bashkinë e Tiranës për hapjen e procedurave për ndërtimin e parkingjeve. Madje, duke qenë të parat si dhe në bazë të terminologjisë “të pakërkuara” janë në pikavarazh në krahasim me firma të tjera që do mund të hyjnë në konkurrim.

Koncesioni

Propozimet e para për ndërtimin e dy parkimeve nëntokësore kanë ardhur nga firma “Taiwan” sh.p.k për ndërtimin e parkingut në parkun “Rinia” dhe “Gener 2” sh.p.k për atë tek sheshi “Italia”.

Të drejtën për dhënien e koncesionit për parkimin nëntokësor e ka Bashkia e Tiranës. Vendimi, fillimisht është marrë në mbledhjen e qeverisë, ku i ka dhënë të drejtën e plotë bashkisë më të madhe të vendit të japë me koncesion për parkimin nëntokësor këto dy pika kyçe të kryeqytetit.

Në ndryshim, bashkia ka propozuar që forma e dhënies me koncesion të jetë i një lloji tjetër. Kështu, firmat që do të shpallen fituese të projekteve për ndërtimin e parkimeve, do të procedojnë në bazë të një forme krejt të re. Firmat do të ndërtojnë parkingjet, do t’i menaxhojnë ato sipas dëshirave të tyre për një afat kohor të përcaktuar me ligj, ku maksimalja e shfrytëzimit shkon deri në 35 vjet dhe pas përfundimit të kësaj periudhe, parkimet i transferohen sërish bashkisë.

Burime pranë bashkisë detajojnë se ndonëse periudha e përcaktuar me ligj shkon deri 35 vjet, më të favorizuara do të jenë ato firma që kërkojnë të mbajnë parkimet me një kohë më të shkurtër, gjë që për shumë firma do të ishte e dëmshme, pasi për 10 vjet, apo më pak, ato nuk mund të nxjerrin investimet që kanë bërë. Nga ana tjetër, nëse dalin fituese, ato firma që kanë kohë më të shkurtër përdormi, do të vendosin çmime më të larta për parkimet, çfarë do t’u kushtojë më shumë xhepave të qytetarëve. BOT është akoma një formë e propozuar, por që nëse miratohet nga Këshilli Bashkiak, do të përdoret për dhënien me koncesion të parkimeve nëntokësore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›