E Diel, 1 Nëntor 2026

Peticioni, largoni nga shkolla mësuesin pedofil

23/04/2009  Ankohen nxënësit dhe prindërit: Ka sjellje të pamoralshme, vjen i dehur dhe mungon

Arsimtari i dënuar më parë me 6 muaj burg për sjellje të turpshme me të mitura

BERAT- Problemet e mbartura nga sjelljet e padenja të një mësuesi i dënuar edhe më parë për pedofili, janë bërë shkas që në mesditën e djeshme në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Çiflik” të organizohet një takim me prindërit dhe me nxënësve e klasës të 7. Takimin e ka ndjekur nga afër përgjegjësi i kuadrit të DAR-së të qarkut të Beratit Beqir Muça, i cili ka dëgjuar nga afër dhe në detaj të gjitha ankesat që kanë pasur prindërit dhe nxënësit e kësaj shkolle ndaj mësuesit me inicialet M. F. Sipas burimeve zyrtare nga drejtoria e shkollës 9-vjeçare “Çiflik”, që i referohet edhe lajmit, në takim prindërit kanë ngritur probleme që kanë lidhje me sjelljet e pamoralshme që kryen mësuesi gjatë orës së mësimit dhe jashtë tij në ambientet e korridorit dhe të ambienteve të kësaj shkolle. Mësues i matematikës i dënuar më parë për kryerje të veprave të turpshme me nxënësit në shkolla të tjera të rrethit të Beratit, është bërë sërish shqetësim me veprimet e tij të turpshme me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Çiflik”. Janë një sërë problemesh që kanë ngritur në takim nxënësit dhe prindërit e tyre. Sipas tyre, mësuesi vjen në shkollë në gjendje të dehur, ndërmerr nisma që bien ndesh me urdhrin e drejtorit të shkollës dhe të DAR-së, komunikimi i tij është jo i rregullt me nxënësit e klasës dhe të gjithë shkollës kryesisht me klasat me nxënës më të rritur, nuk zhvillon mësimdhënie të rregullt, vjen dhe ikën nga shkolla sipas qejfit dhe javën e fundit nuk ka ardhur. Këto kanë qenë disa nga ankesat e ngritura prej nxënësve, por dhe vetë prindërve që ka ardhur në drejtorinë e shkollës “Çiflik” ndaj mësuesit Ëngjëll Bregu, i dënuar më parë me gjashtë muaj heqje lirie me akuzën e kryerjes së veprave të turpshme me të mitura, konkretisht me atë të “prekjes në pjesë regjonare të trupit”. Mësuesi në fjalë ka ardhur për të dhënë mësim në këtë shkollë pas transferimit nga shkolla 9-vjeçare e fshatit Hingë

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›