E Diel, 1 Nëntor 2026

Polonia një javë zi, trupi i Kazinskit kthehet në vendlindje

Trupi i pajetë i presidentit polak Leh Kazinski, i cili vdiq një ditë më parë në një aksident ajror në Rusi, do të transportohet gjatë ditës së sotme në Poloni. Lajmi është dhënë nga një radio polake. Edhe trupi i bashkëshores së tij do të transportohet menjëherë në kryeqytet. Ndërkohë në Poloni kanë nisur meshat në kishë dhe nëj javë zie për vdekjen e presidentit dhe 95 personave të tjerë që mbetën të vrarë pas rrëzimit të avionit.

Në kishat e Varshavës janë vendosur lule, qirinj dhe letra me ngushëlime, ndërkohë që janë mbajtur dhe 2 minuta heshtje në të gjithë vendin. Presidenti, zyrtarë të lartë ushtarakë dhe emra të rëndësishëm të kulturës duhet të merrnin pjesë në një ceremoni përkujtimore për masakrën ndaj polakëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur avioni i tyre u rrëzua në afërsi të Smolensk. Zyrtarët rusë kanë dekalruar se pilotët e avionit injoruan paralajëmrimet pasi po fluturonin shumë pranë tokës.

Zyrtarët polakë kanë thënë se trupi i pajetë i presidentit duhet të mbërrijë në vendlindje gjatë orëve të pasdites. Ndërkaq ekspertët rusë dhe polakë kanë nisur së bashku analizimin e kutive të zeza të avionit të rërzuar. Për presidentin polak dhe bashkëshorten e tij, autoritetet ruse kanë bërë një përjashtim pasi trupat e tjerë të pajetë do të dërgohen në Moskë ku dhe do të identifikohen, ka qenë vëllai binjak Jaroslav që ka bërë identifikimin e presidentit dhe bashkëshorets së tij. Janë më shumë se 40 ekspertët që janë mobilizuar nëg Moska për të zbardhur tragjedinë.

Dorina Gusmari < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›