E Shtunë, 31 Tetor 2026

Casimiro De Brito: Dashuritë, misteri dhe gratë e mia në jetë dhe libra

Nga Dhurata Hamzai

-Rrëfehet ekskluzivisht për “TemA”, poeti i famshëm portugez Casimoro De Brito, fituesi i “Unazës Poeteka” për Edicionin IV të festivalit ndërkombëtar të poezisë dhe literaturës “POETEKA” që u zhvillua nga 22 deri më 28 shtator në në Durrës. Një nga motivet e poezisë së poetit portugez, De Brito, është: “Kush ka dashuruar, gjithmonë dashuron…”

Dhurata Hamzai : Ju, zoti De Brito, vini nga Portugalia, e cila në vendin tonë përfytyrohet në një mënyrë idilike. Është krijuar përshtypja sikur portugezët janë popull i pasioneve të forta, janë njerëz që dashurojnë tepër e që këndojnë e vallëzojnë me shumë-shumë pasion. Është kjo një përshtypje që është krijuar nga reportazhet, nga filmat, ose nga veprat letrare. Po cila është në të vërtetë Portugalia dhe portugezët sipas De Britos?

Casimiro De Brito: -Ky përfytyrim idilik për Portugalinë krijohet sepse ne portugezët jemi një popull i përzier. Jemi kaq të ndryshëm, ngaqë edhe vetë ne nuk dimë nëse jemi fillimi apo fundi i Europës. Dhe mendoj se ne nuk kemi qenë fundi, por fillimi i Europës, sepse jemi vizituar, jo pushtuar. Ne jemi vizituar nga çdo popull antik, popull i lashtë. Jemi vizituar nga finlandezët, nga egjyptianët, nga grekët, nga arabët, nga persët, etj, etj. Kushdo ka qenë atje…, përgjithësisht në jug të Portugalisë. Unë vetë i përkas jugut, jam njeri i jugut të Portugalisë, që do të thotë që unë jam një mesdhetar. Një njeri i jugut nuk ta thotë dot këtë që unë e them kaq lehtësisht, se “unë jam një jugor”, sepse ata janë të ngjizur, të bërë, të ndërtuar tashmë me njerëz që kanë ardhur nga qendra e Europës. Veriorët në Portugali janë pak a shumë ndryshe, ndërsa ne jugorët i kemi origjinat tona të ndërtuara kryesisht me njerëz që vinë prej Mesdheut. Kjo ka influencuar shumë gjuhën tonë, ndjenjat tona, mënyrën e të jetuarit, mënyrën e të qenurit, veçanërisht gjuhën. Sepse gjuha që ne flasim në jug, është pothuajse 27 përqind e përbërë nga fjalët që vinë nga Mesdheu, nga Arabia për shembull. Ne kemi pak a shumë këtë ide, e cila pak a shumë ka një ndryshim me mënyrën e të besuarit dhe jetesës së njerëzve. Unë jam njeri i jugut, kështu që e konsideroj veten mesdhetar, dhe nuk nguroj ta them këtë sepse jam i hapur, sepse mendoj se drejtoj botën dhe vrapoj drejt saj. I pranoj idetë e tjetrit, ndjenjat. Ndihem si në shtëpi, kur jam gjithëkund, këtu apo në Norvegji. Pra, ajo që është e veçantë në njerëzit e Portugalisë është pak a shumë kjo që sapo unë e thashë.

Dhurata Hamzai: Ju zoti De Brito, mos doni të thoni se tek një pjesë e portugezëve ekziston konservatorizmi, duke përmendur në këtë rast si shembull portugezët e veriut?

Casmiro De Brito: -Dua të them se kjo ide, ideja e të qenit i hapur, është thelbësore tek unë, është fillimi i të menduarit tim dhe është i rëndësishëm edhe ndikimi i origjinës sime. Unë thashë vetëm që ka ndryshim tek portugezët e veriut, por nuk gjykoj ata. E gjithë mendja ime është munduar të jetë e hapur, duke e konsideruar tjetrin në mënyrë të veçantë ashtu si vetveten. Ndjehem si në shtëpi kudo që jam, qoftë edhe në Japoni, apo në Amerikën e Jugut, apo kur jam në Lindje apo në Lindjen e mesme, e ndjej gjithmonë vetveten në shtëpi.

Dhurata Hamzai: Zoti De Brito, a ka ndikuar pasuria folklorike e popullit portugez në krijimtarinë tuaj?

Casmiro De Brito: Kjo është një pyetje që ka dy rrugë, dy drejtime. E para është rruga e gjakut. Unë e di që gjaku im është një gjak i ndërtuar, ose i ngjizur prej gjakut të njëqind formave të ndryshme. Ndryshon paksa me këtë ide. Tani në këtë moment apo në këto kohë unë arrij të mendoj që unë jam një qytetar i botës, një njeri i botës dhe i përkas të gjithë botës, të gjithë kulturës së saj. Di se gjaku im është një gjak i ndërtuar, ose i ngjizur prej gjakut të 100 formave të ndryshme. Unë jam qytetar i botës dhe natyrisht që kjo është influenca më e madhe e botës time, ose e punës sime në këtë botë dhe, natyrisht kjo lloj pune më sjell më afër botës. Në lidhje me këtë ndikim ka poetë të tjerë portugezë që janë vlerësuar në një mënyrë, ose një tjetër se janë të mirë. Janë çfarë unë i quaj shpirtra shumë të mirë, ose solista shumë të mirë, ata të parët, ndërsa unë jam një lloj orkestre sinfonike, sepse unë pranoj tjetrin, përpiqem ta pranoj tjetrin, përpiqem ta perceptoj tjetrin dhe ndihem si në shtëpi gjithmonë me këto që bëj. Absolutisht ndihem si në shtëpi, sidomos, sot që jam në Shqipëri, ndihem pikërisht sikur këtu është edhe vendi im. Kam ndier të njëjtën gjë kur kam qenë për herë të parë në Uells, në Kioto, në këtë qytet të Japonisë, apo në SHBA. Mendoj se bota është e vogël. Mendoj kështu dhe këtë më duket sikur e them çdo ditë në poezinë time se vdekja ndoshta nuk ekziston. Mendoj kështu, duke u nisur nga të gjitha sa thashë.

Dhurata Hamzai: Ju thatë se për ju vdekja nuk ekziston, po ç’mund të na thoni për dashurinë që vjen e ikën brenda lirisë suaj të të ndjerit. A ekziston vërtetë dashuria? Në një nga vargjet e tua poetike thuhet se “Kush ka dashuruar, dashuron gjithmonë”, është ky varg një nga motivet e jetës suaj, apo mënyra e vetme si ju e konceptoni jetën?

Casimiro De Brito (duke recituar poezinë në vijim): -

“Këngën e fshehtë për gjithë jetën e dëgjon,

dëgjon dhe këndon

erërat e ndryshimeve

nga Lindja në Perëndim…”

Mbi 50 vjet dhe pothuajse që nga vargu im i parë, unë kam thënë, që vdekja ndoshta nuk ekziston, që ne jemi mëkatarë të botës, njerëz të botës. E kam thënë që në poezinë e parë në moshën 17 vjeç dhe e them sërish edhe tani.

Dhurata Hamzai: Zoti De Brito, nuk ju ka ardhur keq për asgjë që keni bërë kundër rrymës në jetë?

Casimiro De Brito: -Pra, siç e kam përmendur më lart, shprehja thelbësore “kape ditën” që vjen nga latinishtja, më ka bërë që të ndihem gjithmonë mirë. Në fakt e vetmja gjë që kemi në dorë është Dita. Është e vetmja gjë që kemi në dispozicion. Ne mendojmë sikur jemi të aftë të ndryshojmë jetën e fëmijëve tanë, por kjo në fakt nuk është e vërtetë. Ne thjesht jetojmë tani. Jetojmë ashtu sikur një gur, ose si një bimë, apo si një kafshë. I vetmi ndikim i joni mbi të tjerët, ose i tjerëve mbi ne është gjuha. Ne kemi gjuhën (ëëë?!). Pavarësisht se ne e kemi këtë gjuhë ne mbetemi peng i moszbulimit të këtij misteri. Si ka mundësi që ne e paskemi gjuhën për të komunikuar me të tjerët, që ne jemi një objekt i këtij misteri që duhet zhveshur nëpërmjet gjuhës, sepse paskemi paaftësinë për ta zbuluar këtë mister. Nga ana tjetër ne kurrë nuk mund të zbulojmë misterin e gjuhëve (ëëë ?!). Unë mendoj që kjo ndodh sepse ne jemi të varfër, sepse fjala bie, e kam fjalën për kafshët, shkëmbinjtë lumenjtë, lulet, ujërat, ato e kanë gjuhën e tyre. Ato e kanë gjuhën e tyre dhe ato kanë mundësi të lidhen midis tyre. Nga kjo lidhje, nga ky kuptim njerëzor, ajo që dua të them është se unë nuk arrij të pranoj ndryshimin në mes të burri dhe të një gruaje. Mes një të vjetri apo një të riu, midis fjala bie një arabi, apo dikujt nga një pozicion tjetër social. Kjo do të thotë që unë arrij të kuptoj ndryshimin cilësor midis njeriut dhe gurit fjala bie, apo shkëmbit, midis njeriut dhe lumit. Atëhere unë paskam bërë një përpjekje për të kuptuar fjala bie dikë, sepse ti je një njeri, një burrë, ose je një grua ndryshe nga unë, atëhere unë duhet të bëjë një përpjekje për të kuptuar një ide, apo të bëjë një përpjekje për të kuptuar atë që është fëmija im dhe që është shumë më larg se unë në moshë. Apo më duhet të bëjë përpjekje për të kuptuar parardhësit e mi që kanë qenë krjet të ndryshëm nga unë. Por ama, më ndodh ama që nuk kam mundësi të lexoj, të lexoj fjalët e lumit (ëëë ?!), fjalët e malit dhe të përpiqem ta bëjë këtë, apo ndoshta në hapat e tjerë të përpiqem të kuptojë fjalët e ujërave, apo fjalët e natyrës apo të diellit. Me fjalë të tjera unë përpiqem të kuptojë gjithë këtë në poezinë time, të kuptuarit e të gjitha gjërave sa thamë më lart. Përpiqem të kuptojë të vendos në poezinë time të gjitha shenjat e ndjenjave, të poezisë dhe të ndihem ende i varfër, sepse unë ende nuk arrij të kuptojë atë çfarë i thonë gjuha e malit, apo e lumit, apo e yjeve.

Dhurata Hamzai: Ekziston një opinion që portugezët janë dashnor të zjarrtë, si është poeti Casimiro De Brito

kur dashuron?

Casimiro De Brito: -Përpiqem të jem dashnor i zjarrtë. Nëse lexon CV-në e karrierës sime mund të gjesh divorce të panumërta. Rri me një grua vetëm kur e dashuroj. Kur nuk e dua, gjithçka ka mbaruar. Nuk më pëlqejnë ngatërrimet në një histori dashurie. Unë nuk e lë një grua, sepse nis të dashurojë një grua tjetër, por thjesht ndahem nga ajo nëse ka mbaruar kjo histori dashurie. Nuk më pëlqen të bëjë ngatërrime të këtyre historive. Më pëlqen që historitë e mia të jenë të qarta dhe diçka mbaron dhe fillon diçka tjetër. Por ideja është se, unë mund ta dua për pak kohë një grua shumë-shumë.., por ndonjëherë ama kuptoj se dashuria mbaron. Dhe kështu më rastis të takoj një grua tjetër. Dhe tani që jam qytetar i botës dhe i përkas gjithë botës, lidhjet e mia janë në vende të ndryshme. Jam pothuajse gjithmonë i paduruar në dashuri. Kjo është jeta ime. Kam shkruar për këtë, kam shkruar dhe një novelë me katër volume, quhet libri i dëshirave. Çdo volum ka një grua që është në qendër të fjalëve. Kam jetuar me të dhe jetoj me të në një farë mënyre. Kam jetuar më përpara, por vazhdoj ende të jetojë me të. Përgjithësisht këto gra janë në qendër të këtyre veprave dhe këto janë krejtësisht të ndryshme. Në të gjitha vëllimet është e njëjta grua, por që duket ndryshe.

Dhurata Hamzai: Çfarë pëlqeni tek gratë në çastin që bini në dashuri?

Casimiro De Brito: -Kjo është ngjarja e veprës që thashë më lart në fakt. Mendoj se në këtë libër, në këtë provincë që jam duke e shkruar, po flas për katër gra të ndryshme. Ato janë të iluminuara, të ndriçuara prej meje. Dhe njëra nga këto gra, ndriçohet, ose iluminohet nga të treja. Për shembull, ajo thotë tani që ti duhet të vish me mua në Lindjen e Mesme, sepse duhet të shkoj në Egjypt për të gjetur Aleksandrinë. Dhe diku tjetër në veri, dhe unë shkoj... Pra, ajo grua në këtë libër është e iluminuar, ose e kapur nga dëshira. Është ajo që unë e quaj grua të pushtuar nga dëshira apo nga iluminimi. Për shembull gruaja tjetër është e pushtuar nga dhembja, sepse ajo vuan. Ajo vuan prej 20 vjetësh nga një dhimbje e rëndë që është një sëmundje e rrallë në botë. Ajo e ka braktisur vendin e saj të punës si doktoreshë në një universitet dhe përkthen vetëm librat e mi dhe ajo ka një dhembje, që është një dhembje e përhershme. E vetmja mënyrë e saj për të harruar dhimbjen, është të bëjë dashuri. Kjo është është e publikuar në librin tim të dhimbjes, është libri i dytë (ëëë ?!). Në rastin tim në librin tjetër është një grua japoneze. Kur unë kam shkuar në Osaka dhe ajo është e pushtuar, apo e iluminuar nga natyra duke iu dedikuar natyrës. Ajo më thërret mua nga Himnelaja apo vende të tjera dhe më thotë mua që “ja po kërcej nga Himnelaja”, ose për shembull që “jam në det” ose “duke gjuajtur peshk, peshkun më të madh”, ose po ngjit malet dhe kështu ajo është edhe një mënyrë të ekzistuari e një qenieje njerëzore, dhe tjetra (ëëë ?!), e katërta, ose gruaja e vëllimit katër të romanit tim që është dikush që unë e takoj në Venezuelë dhe e kemi parë njëri-tjetrin dhe unë i them asaj fjala vjen që unë e kam jetën time të mirëorganizuar. Ajo braktis gjithçka dhe dëshiron të jetë në Portugali. Kjo do të thotë që mes kësaj eksperience të të shkruarit nuk mund të ketë ndonjë formë të veçantë, të jetës së një njeriu. Është e njëjta gjë me shokët, me të tjerët. Pra nuk është tërësisht e imja. Është ajo çka njerëzit bëjnë dhe janë. Dhe natyrisht janë këto gjëra që më ndryshojnë mua dhe ndryshojnë poezinë time, ose mënyrën se si unë shkruaj, e ndryshme nga të tjerët.

Dhurata Hamzai: Mendohet se gratë janë xheloze. Kanë një mënyrë mendimi se unë jam e mirë dhe ajo tjetra pak më e keqe, tjetra është e keqe dhe tjetra më pak e mirë. Mendoni se kjo është e vërtetë. Si janë për ty gratë, duke kujtuar njërën ose tjetrën lidhje dashurie?

Casimiro De Brito: -Jo, jo, jo! Kjo nuk ka të bëjë me këto vlerësime. Unë nuk ndahem nga një grua se mendoj se kjo është më e mirë, apo kjo është më e keqe. Për mua nuk ka grua të keqe, nuk ka asgjë më të mirë apo më të keqe tek një tjetër. Të gjitha janë pothuajse njëlloj. Për mua ato janë pjesë të një orkestre sinfonike, të gjitha janë në vendin e vet. Unë mund të them për shembull, në rastin tim me gruan e fundit. Me bashkëshorten e fundit fjala bie. Them se në një moment ka njeriu një arsye kur nuk ndihet mirë dhe e dallon diçka. Por në atë momnet kur unë nuk ndihem mirë me dikë përpiqem të kuptojë arsyen, pse nuk ndjehem mirë me diçka dhe përpiqem më shumë të kuptojë njeriun tjetër, pra gruan më shumë se një tjetër. Por, unë mendoj se çdokush është i rëndësishëm, madje çdo njeri është i veçantë. Madje në jetën time në një moment mund të ketë patur një apo dy njerëz që mund të kenë qenë shumë të rëndë. Të tjerët janë atje, pastaj kanë vendin e tij secili duke jetuar jetët e tyre (ëëë?!). E pranoj këtë formë, këtë rrugë, këtë mënyrë. Për shembull, ka ndodhur që t’i them ish gruas time, një prej ish grave të mia, që ish burri juaj mund të ketë qenë, fjala bie, shoku im më i mirë. Kjo është një fakt dhe ne i pranojmë gjërat. Nëse ai është miku im, është miku im dhe ne i pranojmë gjërat si pjesë të realitetit, sepse unë jetoj me atë “kape jetën” dhe jetoje momentin. Nuk luaj me këtë dhe nuk mund të luaj me asgjë. Në qoftë se unë i them një gruaje se e dua atë, e dua atë, dhe e dua me të vërtetë atë. Varet nga rasti, varet nga marrëdhënia, nga ngjarjet me të cilat ajo rrethohet. Pra, nga realitetet të cilat ne na rrethojnë, nga hapësira nga koha, por unë në fakt i besoj këtij realiteti, ku unë e vendos vetveten. Pra jetoje jetën në mënyrën më serioze të saj, jo thjesht jetoje jetën.

Çfarë të kanë mësuar gratë për jetën, por për dashurinë ?

-Ooh, çdo gjë. Mendoj është gjëja, jo objekt, por gjëja më e mirë, mrekullia më e bukur e natyrës. Kur gruaja është me të vërtetë grua, kur ajo nuk bie pre e natyrave të çuditshme që nuk janë të sajat, kur një grua është e vërtetë, kur një femër është e vërtetë, është gjithmonë më e mirë se një burrë. Në fakt kjo nuk është vetëm ideja ime. Shumë njerëz mendojmë kështu si unë, sepse një grua në fakt ka diçka shumë interesante të natyrës, të tokës, të idolit, të idhullit që ne krijojmë mbi të. Ne jemi mësuar që të themi që gratë janë gënjeshtare, ose janë të pavërteta, por në fakt nuk është aspak e vërtetë kjo. Burrat janë të pavërtetë, jo gratë. Unë ngaqë flas shpesh kështu konsiderohem si një feminist që i përkas atyre. Një prej grave të mia me të cilat jam martuar ka qenë totalisht një feministe, komplet një feministe. Dhe kështu ne kemi pasur një takim të madh ku drejtonin tetë gra me mua, dhe unë isha domethënë njeriu që drejtoja sesionin, sepse unë isha një drejtues i këtij sesioni dhe unë isha më feminist se këto gra. Unë isha pro të drejtave, apo të dëshirave të këtyre grave. Pothuajse nuk kam asnjë gjë kundër prirjeve apo të drejtave të tyre personale. Nuk kam asnjë gjë kundër të gjitha këtyre. Për shembull më kujtohet një çast nga ish gruaja ime. Kur unë jam martuar me këtë grua, zgjodhëm vendin, shkuam pra në vendin ku duhet të martoheshim dhe siç janë ritet tradicionale “a më pranon ti mua për burrë deri në fund të jetës, ….”, apo a më pranon ti për grua deri në …”, ne e ndryshuam këtë rit, dhe i thamë njëri-tjetrit: -A më pranon mua për burrë, derisa sa të zgjas, dhe ajo tha: -Po, të pranojë ty për burrë derisa të zgjas. (De Britos i mbushen sytë me lot-Dh.H.)

Dhurata Hamzai: Keni fëmijë nga martesat tuaja të shumta?

Casimiro De Brito: -Po kam tre fëmijë. Dy djem të rritur dhe një vajzë që tani është 13 vjeç. Vajza ka lindur nga martesa e fundit. E dua shumë. Ajo jeton me nënën e saj, por unë mundohem ta takoj shpesh. Divorci i fundit me gruan time erdhi për shkak të diferencës së moshës. Ajo është shumë e re, 40 vjeç, e unë jam 70 vjeç. Por unë ende e dua atë. Unë i kam dashur dhe i dua ende të gjitha gratë e jetës sime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›