E Diel, 1 Nëntor 2026

Dibër, hidhet nga komisariati për ti shpëtuar gjyqit, plagoset rëndë adoleshenti

Një 15- vjeçar, i shoqëruar në mjediset e Komisariatit të Peshkopisë për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim, është hedhur nga kati i tretë i godinës, duke vënë në rrezik jetën. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, pas thyerjes së këmbës dhe disa traumave që ka pësuar. Ende nuk dihen motivet e hedhjes së adoleshentit të shoqëruar në polici, ndërsa kjo e fundit në një komunikatë për shtyp e ka cilësuar si rënie aksidentale rastin në fjalë. 15- vjeçari E. Lleshi u shoqërua në polici më datën 4 mars, pasi akuzohet nga policia vendore si pjesëmarrës në një vjedhje në bashkëpunim me dy persona të tjerë po nga ky qytet. Shoqërimi i adoleshentëve është bërë në prani të prindërve të tyre, ndërsa janë vënë në dhomat e izolimit, por mbrëmë rreth orës 23.00, adoleshenti sapo ka dalë nga dhomat ku është marrë në pyetje nga oficerë të policisë gjyqësore është hedhur nga kati i tretë. Ai ka qenë duke qëndruar me babain e tij në korridorin e kësaj godine, kur është shkëputur në një ambient pa njerëz përreth, për tu hedhur nga kati i tretë, tej rrethimit me kangjella të komisariatit. Nga rënia në një lartësi të konsiderueshme i mituri ka thyer këmbën dhe ka pësuar dhe disa fraktura të tjera. Ndërkaq policia e ka dërguar menjëherë në spitalin e Peshkopisë, ndërsa më pas në drejtim të Spitalit Ushtarak të Tiranës, pasi ishte në gjendje të rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›