Në Kongo çdo ditë dhunohen mbi 1 mijë femra

Nga Express më 14 maj 2011 në ora 16:30
Në shtetin afrikan Kongo çdo vit dhunohen rreth 400 mijë gra ose mbi 1.100 gra në ditë, që do të thotë çdo orë nga 48 gra ose nga katër çdo minute.
Ky është rezultatit i një hulumtimi, i botuar në revistën ‘American Journal of Public Health’.
Ky numër shokues tregon se gjendja është shumë trishtuese se që konsiderohej, meqë ky numër është 26 herë më i lartë, se ai që kishte treguar një hulumtim më i hershëm, të cilin Kombet e Bashkuara e cilësojnë si zyrtar.
Republika Demokratike e Kongos ka rreth 70 milionë banorë dhe shumë pasuri natyrore, por bandat militante bëjnë orgji nëpër vend pavarësisht nga paqja e nënshkruar, njoftojnë mediat.