Coli, gjykatës: Miqësia me Sotirin, shkak i vrasjes së Tan Dishës
Pas pjesëtarëve të tjerë të “Bandës së Durrësit”, dorëzohet edhe Bujar Gashi, vendos të dëgjojë dëshminë e të penduarit Adriatik Coli. Me dyer të mbyllura, nën masa të rrepta sigurie, i penduari dëshmon sërish në Gjykatën e Krimeve të Rënda, por jo përballë 16 të pandehurve të bandës, por përballë të pandehurit Bujar Gashi. Fillimisht u vendos që media të dalë jashtë sallës së gjyqit, ashtu sikundër është vendosur edhe nga një trup tjetër gjykues, ndërsa kërkesa e dytë ishte që ky procesverbal t’i vihej në dispozicion mbrojtjes në përfundim të seancës. Gjatë dëshmisë e tij që vijoi vetëm për një episod të krimeve të bandës, atë të Dritan Dishës, i njohur si mik i Marsel Sotirit, sipas burimeve të besueshme, Coli ka rrëfyer me detaje skemën e kryerjes së këtij krimi, autorët, mes të cilëve sipas tij ishte edhe Bujar Gashi. Ky episod është i vetmi ku përmendet emri i të pandehurit Gashi, krim të cilin ai e ka mohuar.
Vrasja e Tan Dishës
Rreth fillimit të muajt korrik 2000, E. L. vrau Mehmet Saliun, këtë muhabet e mora vesh nga çunat. Ne shkuam në varrimin e Mehmetit dhe aty u bisedua që Metin e kishte vrarë një çerr i vogël, që na vajti mendja se ishte E. L. Dua të them se Lul Berisha e kishte fis të largët Mehmet Saliun. E. L. gjatë kësaj kohe shoqërohej me Tan Dishën, i cili kishte lidhje me Marsel Sotirin. Vendosëm ta vrisnim Tan Dishën, meqë shoqërohej me ata që thashë më lart dhe këtë detyrë ma ngarkuan mua dhe Indrit Dokles. Klodi më thirri një javë pas vrasjes së Mehmet Saliut, ku aty ishte Indrit Taullai që e thërrisnim Indriti i madh dhe Indrit Doklen, që e thërrisnim Indriti i vogël, Plarenti dhe Klodi. Klodi i tha një personi që kishte një furgon, që do na merrte ne dhe të na dërgonte deri në Shënavlash. Ai pranoi. Unë bashkë me Indritin e vogël morëm nga një kallash tek shtëpia e Klodit dhe u nisëm. Shkuam në Shënavlash tek shtëpia e Mehmet Saliut, ku pritëm sa u errësua pak. Kishim lënë një djalë, që nuk e di se kush ishte, për ta ruajtur tek lagjja Tan Dishën, se kur do të dilte Tani për në Durrës. Dolëm me makinë dhe zbritëm poshtë. Shoferi iku. Unë me Indrit Doklen dolëm dhe zumë pritë rreth 300–400 metra larg shtëpisë së Tan Dishës, kurse Indrit Taullai shkoi 500 metra para nesh që kur të kalonte Tani, të na lajmërojnë me një të shtënë pistolete. Ne e kishim planifikuar që kur të vinte Tan Disha të sinjalizoheshim nga dy shokët dhe të dilnim në rrugë e ta qëllonim. Pasi kemi ndenjur rreth 30 minuta aty, në të dy anët e rrugës afër një gardhi, ku kishte parkim makinash në krahun e kënetës, dëgjuam të shtënën e pistoletës që na sinjalizonte për ardhjen e Tan Dishës. Indrit Dokle doli në rrugë, ndërsa unë isha pak para tij, në anën tjetër të rrugës. Sa pashë dritat e makinës që po afrohej, e lashë të afrohet rreth 20 metra dhe fillova të qëlloj me automatik në drejtim të makinës deri sa mbarova karikatorin e kallashit. Makina doli nga rruga dhe ra në kanal. Unë iu afrova me karikatorin rreth 1–2 metra dhe e qëllova përsëri Tanin me breshëri. Pastaj ne u larguam në këmbë nga këneta dhe armët i hodhëm në kanalin e madh, që kalon aty afër. Pastaj, shkuam në Spitallë, takova Klodin, Plarentin e Indrit Taullain. Ata më pyetën: “Vdiq?. Unë u thashë: Po, po. U shpërndamë në shtëpitë tona. Në atë kohë, Luli ishte në burg në Itali.