DASH: Policia shqiptare, progres në operacionet antidrogë
Policia shqiptare ka vazhduar me progresin në operacionet antidrogë dhe ka rritur kapacitetet në përgjithësi në luftën ndaj këtij fenomeni. Ky është përfundimi i raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit të publikuar ditën e djeshme. Raporti për vitin 2008 ndahet në dy volume: njëri është për narkotikët dhe volumi tjetër për pastrimin e parave. Gjithashtu, sasia e konfiskimit të heroinës në vitin 2008 nga policia shqiptare është ulur. Në një pjesë të veçantë flitet edhe për përdoruesit e drogave në vend. Policia shqiptare po vazhdon luftën ndaj trafikut të drogës. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë deklaroi para disa ditësh se tani vendi ynë nuk është më një vend tranzit për trafikimin e drogave. Kjo rrugë është përqendruar në vendet e Ballkanit Verior, në Bullgari dhe Rumani.