Dalja e mësuesve në pension për 2009–2013
10/03/2009 Kushtet për daljen në pension të plotë të mësuesve sipas ndryshimit të moshës
Mosha e daljes në pension për kategorinë e mësuesve do të pësojë ndryshime drejt rritjes deri në vitin 2013, ndërsa më pas do të jetë konstante. Pas këtij viti përcaktohet që e drejta e daljes në pension për femrat do të lindë në moshën 60-vjeçare, ndërsa për meshkujt do të jetë kufiri 65 vjeç. Ajo çka do të mbetet e pandryshuar gjatë gjithë këtyre vjetve do të jetë vjetërsia e punës që nevojitet për t’u trajtuar me pension. Sipas ligjit, përcaktohet se kjo vjetërsi sigurimi do të mbetet e njëjtë (35 vjet të domosdoshëm), pavarësisht ndryshimit të moshës së daljes në pension. Gjithashtu, bazuar në legjislacionin e sigurimeve shoqërore, tregohet se e drejta e daljes në pension për mësuesit si për burrat, ashtu dhe për gratë, përcaktohet nga titullarët e drejtorive arsimore. Këta të fundit, sipas kritereve ligjore, vit pas viti detajojnë edhe kategoritë që kanë të drejtë të përfitojnë pagë shtesë kur fitojnë të drejtën e pensionit, si dhe rastet kur nuk mund të jepet shtesa mbi pagë.
Mosha
Mosha e daljes në pension për të dyja kategoritë e mësuesve, si burrat, ashtu dhe gratë, do të pësojë rritje çdo vit më 1 korrik, ku shtohen 6 muaj derisa të arrijë kufirin maksimal të lejueshëm, që është: për gratë 60 vjet dhe për burrat 65 vjet. Tabela e moshës së daljes në pension të mësuesve për 2009–2013 përcakton se “e drejta e marrjes së pensionit deri më 30 qershor të 2009-s është mosha 57-vjeçe e 6 muaj për fermat, ndërsa për burrat 62 vjeç e 6 muaj. Për të dyja gjinitë periudha e sigurimeve është e njëjtë, përkatësisht 35 vjet të vjetërsisë në punë. Marrja pensionit për vitet 2009–2010 përcakton se mosha e daljes në pension për gratë do të jetë 58 vjeçe, ndërsa për burrat 63 vjeç, periudha e sigurimeve nuk pëson ndryshme. E drejta e pensionit për vitet 2010–2011 për femrat do të arrihet në moshën 58 vjeçe e 6 muaj, ndërsa për burrat 63 vjeç e 6 muaj, vitet e sigurimit mbeten po 35 për të dyja kategoritë”. Po e njëjta logjikë do të ndiqet deri në vitet 2013, ku në korrik të çdo viti secilës kategori do t’i shtohen nga 6 muaj, duke arritur kështu në kufirin maksimal të përcaktuar. Për femrat njihen si vjetërsi pune edhe vitet e ndjekjes së studimeve të larta në sistemin e ditës, ndërsa për meshkujt njihet periudha e kryerjes së shërbimit ushtarak për efekt të llogaritjes së pensioneve.
Pagat shtesë
Sipas ligjit, është përcaktuar që për të gjitha kategoritë e mësuesve të jepet një rrogë shtesë në ditën kur ata ndërpresin marrëdhëniet me punën për shkak të marrjes të së drejtës së pensionit. Kjo është tashmë e ligjëruar me vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave, që ka hyrë në fuqi duke filluar nga 13 qershori i vitit 2007. Marrja e pagës shtesë në rastet kur mësuesit dalin në pension, bëhet vetëm për ata individë që sapo ndërpresin marrëdhëniet e punës. Kështu, nëse një mësues që ka dalë në asistencë për një vit dhe më pas mbush moshën e pensionit, nuk mund ta marrë këtë përfitim, kjo për vetë faktin se koha e asistencës njihet si vjetërsi pune për pension dhe jo për profesionin.
Aktualisht pensioni maksimal i plotë i shtetit arrin në shifrën 19 030 lekë në muaj, kësaj shume i bashkëngjiten edhe kompensimet mujore që përfitojnë kategoritë përkatëse.