Vasili paralajmëron mjekë dhe infermiere: Pa specializime, largoheni nga puna
opsione për arsimimin e tyre i cili pritet të kryhet brenda tre vjetëve. Për infermierët, duke njohur specifikat e tyre, opsionet janë më të mëdha, sepse mjekët kanë një drejtim i cili është shumë i përcaktuar dhe shumë i rreptë. Për infermierët kemi ofruar mundësi që kualifikimi i tyre të kryhet në kohën më të shkurtër të mundshëm. Të kryhet sipas opsionet që ata zgjedhin vetë, në shkollat publike apo ato private që mund të zgjedhin tha Vasili ditën e djeshme në një prononcim për shtyp. Përsa i përket edhe infermierëve në prag pensioni, të cilët kanë mbaruar vetëm shkollat profesionale, Vasili thotë se për këtë kategori do të ketë diferencime lehtësuese, megjithatë edhe ata duhet të kualifikohen. Për ata që janë në prag pensione, do të ketë qëndrime të diferencuara. Një infermiereje të cilës i mungojnë 3-4 vjet në plotësimin e karrierës së saj, ato do të kenë një mënyrë të trajnimit profesional sepse në vite të caktuara mund të ndodhin edhe dëme profesionale që mund ti shkaktohen pacientëve, tha Vasili. Arsimi i lartë i infermierëve është një nga urdhrat më të fundit të ministrit Vasili, i cili është pjesë e reformimit të sistemit shëndetësor. Vetëm pak kohë më parë, Ministri Vasili ka nxjerrë urdhër për kualifikimin e mjekëve dhe infermierëve të cilët janë me kurse dy apo tre vjetore. Sipas këtij urdhri Infermierët, mamitë dhe fizioterapistët, që shërbejnë në sistemin shëndetësor publik do t'i nënshtrohen procesit të edukimit në vazhdim, që shtrihet në disa vite. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka firmosur së fundmi Urdhrin për shkollimin e infermierëve me arsim të mesëm që duhet të inkuadrohen në profil profesional më të lartë. "Urdhri për infermierët është në të njëjtën frymë me urdhrat e dhënë për mjekët, pavarësisht nga eksperienca e gjithsecilit. Në kursin e akreditimit dhe edukimit në vazhdim dhe marrjes së krediteve, janë përfshirë mjekë me eksperiencë nga më të gjatat. Pra, i gjithë sistemi është përfshirë në këtë proces dhe kështu është vepruar edhe për infermierët", sqaroi sot për mediat ministri Vasili. Sipas tij, për infermierët, duke njohur specifikat e tyre, opsionet janë më të mëdha, pasi mjekët kanë drejtim të përcaktuar. Për infermierët janë ofruar mundësi për një kualifikim që të kryhet në kohën më të shkurtër të mundshme, sipas opsioneve që do të zgjedhin vetë në një nga shkollat publike apo shtetërore.