“Defekti teknik” shpëton nga grabitja autoveturën
11/12/2009 Hajdutëve nuk iu ndez makina
SARANDË - Kanë tentuar të vjedhin makinën e një shtetasi mbrëmjen e djeshme, por hajdutët nuk kanë mundur të largohen së bashku me të për shkak të një “defekti teknik”.
Pronari i automjeti ka pasur një “sekret” në ndezje dhe kjo e ka shpëtuar atë nga grabitja.
Ata kanë përdorur forcën fizike, duke e shtyrë atë deri sa kanë dalë nga rrethimi i parkingut. Fakti që janë gjetur të shqyera edhe dollapët e reparteve të mekanikëve që ushtrojnë veprimtari private në të njëjtin territor, ka lënë të kuptohet se grabitësit kanë bërë edhe “riparimin” e autoveturës. Por pasi nuk ia kanë dalë, kanë vendosur ta braktisin atë rreth 300 metra nga parkingu. Kur pronari Subi Hasani ka gjetur makinën jashtë rrethimit dhe dollapët e veglave të shqyera, kanë njoftuar policinë. Sipas tyre, grupi hetimor ka mbërritur shumë shpejtë në vendngjarje, por nuk kanë arritur të përcaktojnë persona të dyshuar.