Degert:Kosova ka rrugën e saj të integrimit evropian
Shefi i delegacionit të Komisionit Evropian në Serbi, Vincent Degert, ka deklaruar se Kosova nuk duhet të jetë problem në bisedimet e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në një intervistë për "Politika", Degert ka thënë se Kosova nuk ka qenë problem gjatë bisedimeve të Serbisë për procesin e asocim-stabilizimit, duke qenë se BE ka insistuar që të ndajë proceset integruese të Serbisë dhe çështjen e statusit të Kosovës.
Sipas tij, Kosova ka rrugën e vet të veçantë drejt proceseve të integrimeve evropiane, ndërsa Serbia ec rrugës së saj.