Prokuroria, burg për hajdutin e grave dhe grupin e Ben Çamit
17/07/2009 Dy pretenca të kërkuara nga akuza
TIRANË – Prokuroria kërkoi dje deklarimin fajtor dhe dënimin me 13 vjet burg për të pandehurin Bianko Beqiraj, akuzuar për grabitjen e disa grave në Tiranë. Njihet si hajdut profesionist të çantave të grave. Beqiraj për të grabitur gratë përdorte një motor. Pasi i merrte çantën ai i godiste gratë me qëllim që ato të mos e identifikonin më pas. Por pas disa grabitjeve të njëpasnjëshme, Beqiraj u identifikua dhe dje akuza kërkoi dënimin e tij me 13 vjet burg. Po dje organi i Prokurorisë kërkoi deklarimin “Fajtor” dhe dënimin me burg të gjashtë të pandehurve akuzuar si pjesëtarë të grupit në krye të të cilit qëndron Lutfi Shabani, ose i quajtur ndryshe Ben Çami. Prokuroria kërkoi për: Lutfi Shabanin 14 vjet burg, Isein Nasufi, 10 vjet, Dritan Gjura, 8 vjet, Nadrit Istrefi 8 vjet, Françesk Shkambi, 8vjet e 6 muaj dhe Arif Kurti, 8 vjet e 6 muaj. Të pandehurit sipas akuzës duhet të deklarohen fajtor pasi janë kapur me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Në mes të pandehurve janë tre shtetas maqedonas, të cilët u kapën me 3.4 kg drogë pasi kaluan pikën kufitare me pretendimin se ishin tifozë dhe do të ndiqnin ndeshje futbolli në Tiranë. U arrestuan gjatë operacionit “Tifozi”. U bë e ditur se arrestimi i tyre u krye në Durrës. Ndërsa në makinën e tyre kanë gjetur të paketuar në 9 qese me letër natribani plot 4.3 kilogramë heroinë të pastër.