E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohen sulmet ndaj gazetarëve

“Reporterët pa kufij”

Organizata “Reporterët pa kufij” i ka dënuar kërcënimet kundër gazetarëve investigativë në Kosovë muajin e kaluar. Duke përmendur tri raste në gazetat “Koha Ditore”, “Lajm” dhe “Zëri”, organizata thotë se në Kosovë ka një valë kërcënimesh kundër shtypit. “është e papranueshme dhe shumë shqetësuese që policia dhe autoritetet e gjyqësisë refuzojnë të veprojnë mbi bazën e ankesave të gazetarëve rreth kërcënimeve. U bëjmë thirrje autoriteteve europiane që përmes misionit të EULEX-it menjëherë ta adresojnë këtë kulturë të pandëshkueshmërisë”, thanë “Reporterët pa kufij”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›