Denoncon burrin për dhunë, policia i gjen kallashin
26/05/2009 E pëson nga gruaja
TIRANE- Një grindje në familje është ashpërsuar kaq shumë në kryeqytet sa në sallën operative të policisë ka mbërritur një telefonatë që raportonte incidentin duke kërkuar ndihmë. Në pak minuta shërbimet e komisariatit të policisë nr. 2 Tiranë, shkuan në familjen Jubrushi dhe ushtruan një kontroll të imët. Policia e Tiranës tha zyrtarisht se u krye arrestimi në flagrancë i 60-vjeçarit Xheladin Jubrushi, pasi nga kontrolli i ushtruar është konstatuar një armë automatik model 56”. Pas shoqërimit të tij në ambientet e policisë, ai ka pranuar se ishte poseduesi i kallashnikovit të sekuestruar nga efektivët e policisë, por jo se me të kishte kërcënuar familjen. Në lidhje me ngjarjen, policia tha se pasi u kryen veprimet procedurale, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, kurse nuk konfirmoi ngritje akuze tjetër lidhur me konfliktin brenda familjes.