Paja kërkon gjykim të shkurtuar, refuzohet
20/03/2009 Avokati pretendon se ka plumb në trup
TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda nuk mori dje parasysh kërkesën e bërë nga Ilir Paja një nga personat e akuzuar dhe kërkuar nga disa shtete për krime të ndryshme. Kërkesa e Pajës u refuzua nga trupi gjykues i kryesuar nga Idriz Mulkurti. Ilir Paja i kërkoi gjykatës nëpërmjet avokatit të tij që të gjykohet në bazë të akteve që janë në dosje penale pa patur nevojën e marrjes së provave të tjera. Por gjykata duke parë rrezikshmërinë e këtij personi e ka rrëzuar kërkesën. Nga ana tjetër avokati Arben Osmanllari pohoi dje se Ilir Paja ka ende në trup në afërsi të zemrës vetëm një milimetër larg saj një plumb, i cili kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe të specializuar. Ngjarja për të cilën do të gjykohet nga Krimet e Rënda Ilir Paja, emri i njohur për dy arratisje nga burgjet italiane, ka ndodhur më 6 mars të vitit 2008.