Dhoma Amerikane e Tregtisë ; Feston në Tiranë 232-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
Në vjetorin e 232 të shpalljes së Pavarësisë së SHBA-së, Dhoma Amerikane e Tregtisë organizoi një festë dje në mjediset e shkollës “Willson”. Të ftuar në këtë eveniment amerikan ishin anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë, biznese amerikane që operojnë në vend, përfaqësues të ambasadës amerikane, qeverisë si dhe organizmave ndërkombëtarë. Festa ishte konceptuar si një “barbeque amerikane” duke sjellë brenda saj të gjithë elementët tradicionalë të festës në Amerikë duke filluar që nga natyra barbeque e festës, lojërat e bejsbollit e deri tek culinaria amerikane e përzgjedhur.
Një festë e tillë e organizuar në Shqipëri mundësohet vetëm nga Dhoma Amerikane e Tregtisë që përveç qëllimit të afrimit të investimeve amerikane në vend, i njeh vetes dhe detyrën e përafrimit të kulturave mes dy popujve miq.