Dëshmojnë gruaja dhe djali i Remzi Hoxhës
Gjyqi
Bashkëshortja dhe djali i Remzi Hoxhës kanë dëshmuar dje në procesin gjyqësor në ngarkim të tre të pandehurve të akuzuar për rrëmbimin e më pas zhdukjen e tij. Për rreth dy orë, njëri pas tjetrit, dy familjarët kanë treguar momentet e para të rrëmbimit, momentin kur e morën vesh, letrat e telegramet pa fund drejtuar qeverisë të asaj kohe, të cilat, sipas tyre, nuk morën përgjigje si dhe të gjitha përpjekjet që bënë për gjetjen e tij. Bashkëshortja e biznesmenit Remzi Hoxha dëshmoi para trupit gjykues të kryesuar nga ana e gjyqtarit Xhelal Elezi, se ditën e ngjarjes që në mëngjes bashkëshorti i saj shoqëroi djalin e tyre Ardianin për në kolegjin turk, ku edhe ai studionte. Ndërsa së bashku me motrën e saj, e cila kishte ardhur nga Shkupi, kishin dalë për shëtitje e pazar. Pas kishin shkuar për vizitë në banesën e një miku të ngushtë të Remziut, ishin kthyer në shtëpinë e tyre, aty ku kishte ardhur një punëtor i fabrikës “Albatros”, i cili i kishte bërë me dije se Remziu ishte nisur për Shkodër e nuk do të kthehej atë ditë. Por, pasi kanë kaluar dy ditë, janë vënë në dijeni të rrëmbimit të tij dhe më pas kanë bërë disa denoncime të ndryshme në komisariat. Dëshmitarja ka bërë me dije se ka marrë përgjigje shumë të ashpra nga ana e efektivave të policisë. “Kë? Atë Remzi Hoxhën kërkon ti, atë me mjekër? Shko gjej ndonjë tjetër, çfarë e do atë?”, - ka deklaruar dje ajo. Bashkëshortja e biznesmenit shqiptaro-maqedonas vijoi dëshminë duke shtuar se ka marrë vesh nëpërmjet të afërmit të tyre se Remziun e kishin marrë ose ushtria, ose policia. Kjo e fundit mësohet se ka lajmëruar kunetërit e saj. Pas konsultimeve kanë dërguar një numër të madh telegramesh, të cilat nuk kanë marrë përgjigje. Telegrame familja e Hoxhës, sipas bashkëshortes së tij, i kishte dërguar edhe Presidentit të saj kohe, Sali Berishës, i cili i kishte kthyer përgjigje se duhet të interesohej në SHISH. Ndërsa nga ana e këtij institucioni, familja nuk ka marrë përgjigje. Ndërsa, paralelisht me telegramet e nisura në drejtim të institucioneve shtetërore, familja Hoxha, sipas Sefdie Hoxhës, familja e tyre ka bërë shumë shpenzime për gjetjen e të afërmit të tyre, ndërsa shumë persona kishin marrë lekë për gjetjen e tij, të cilët më pas kanë rezultuar të ishin vetëm mashtrues. Dëshmitari i dytë në proces ka qenë djali i Remzi Hoxhës, Ardiani. Gjatë dëshmisë së tij ai ka bërë të ditur se ditën e rrëmbimit të babait të tij ka qenë në shtëpi së bashku me nënën e tij, me tezen, e cila u kishte ardhur mysafire, si dhe me vëllezërit. Ndërsa në derë u ka ardhur punëtori i fabrikës, Astrit Sula, i cili u kishte bërë me dije se Remziu kishte shkuar në Shkodër. Të nesërmen këta të fundit kanë marrë vesh që ishte shoqëruar për në polici dhe mund ta mbanin për 24 ose 48 orë për verifikim. Ndërsa këta të fundit kanë pritur edhe 24 orë të tjera për arsye se dita që pritej që të dilte ishte e diel. Sipas dëshmitarit, pas mbledhjeve të cilat janë bërë në familje, ku ky i fundit ka qenë prezent, pasi ishte djali i madh i Remziut, ka marrë dijeni se babai i tij ishte marrë nga 9 persona të cilët ishin punonjës në SHISH. Ndërsa ai i ka treguar gjykatës se punëtorët kishin treguar se pasi e kishin marrë të atin, i kishin vënë prangat.