Dështimi i Dudushit me Çelentanon
Nga Shpend XHEKA*
Shoqata "Çelentano", krijuar në vitin 1994, ka një arsenal aktivitetesh të përvitshme kushtuar jetës dhe aktivitetit artistik të Adriano Çelentanos që konsiston si më poshtë:
Përkthimi dhe botimi i librave "Parajsa është një kalë i bardhë që nuk djersit kurrë", "Artisti i shekullit" dhe "Questa la storia". Dy albumet janë "Io non so parlar d'amore" dhe "Esco di rado" të përkthyera nga italishtja dhe të botuara në shqip. Në çdo përvjetor lindjeje që nga viti 1995 kemi bërë konferenca, koncert madhështor në Pallatin e Kongreseve në vitin 1998 me repertor të Adriano Çelentanos të interpretuar me mjeshtëri nga këngëtarët shqiptarë si dhe kompozimi i një kënge kushtuar Çelentanos kënduar nga Luan Zhegu dhe kompozuar nga Jorgo Papingji. Bërja e posterave të ndryshme, foto, kalendar etj. Emisione televizive e radiofonike ne lidhje me dy shoqata analoge në Itali me" I filli dela foca" dhe Zvicër "Il celebre". Korrespodencë me "Klan Çelentanon" ku administratore është Klaudia Mori. Të gjitha aktivitetet ruhen në video, foto, kaseta etj.
Por jemi të indinjuar nga ju Dudush për emisionin e datës 06.02. 2009 kushtuar Çelentanos për cilësinë e dobët të informacionit dhe të trajtimit të figurës së mitit Çelentano, duke përmbushur edhe detyrimin moral ndaj simpatizantëve të cilët na kanë kontaktuar direkt ose me telefon jemi të detyruar të analizojmë emisionin tuaj.
Ku gabove Dudush? Në vitin e 70- vjetorit të lindjes së Çelentanos (2008) rreth muajit nëntor u takova me ju Dudush dhe ju shtrova idenë e realizimit të një emisioni Top-Shou për Adrianon. Në parim ratë dakord me idenë time. Ju Dudush mu prezantuat me asistenten tuaj, një vajzë shumë e mirë. Vendosëm piketat me të dhe u përgatit baza materiale për ilustrimin e emisionit (postera, pjesë filmash, postera, video etj). Madje u njoftuan edhe njerëzit që do të mbushnin panelin dhe auditorin. Përpara datës së caktuar asistentja më lajmëron se emisioni anullohet, me urdhrin tuaj Dudush. Kur kërkova sqarime ato nuk mu dhanë. Tërhoqa bazën materiale dhe u largova shumë i zhgënjyer moralisht e shpirtërisht. (Cila ishte arsyeja? Ndoshta ekonomike). Nuk u lidhe më me shoqatën, more idenë e saj. Dudush gabuat se nuk lexuat as librat që i dhashë asistentes tuaj. Besoj se nuk keni marrë informacion as nga faqja e Çelentanos në internet. Nuk lexuat as gazetat e datës 6 janar që flisnin për Çelentanon. Gabuat se kujtuat që Luço Batisti ishte në nivel me Çelentanon dhe pasi mbaruat emisionin e tij (brenda njohurive të mia emisioni i Luço Batistit ishte i mirë) bëtë emisionin skandal të Çelentanos. Ftove njerëz jo kompetentë me njohuri të pakta për Çelentanon. Nga padija ju nuk keni lexuar as thënien e Çelentanos "në rrymën elektrike janë dy pole; poli pozitiv dhe poli negativ" në rastin e emisionit tuaj mungonte njëri pol për të përçuar "rrymë," ide, mesazhe" etj. Pra, kjo të mungon edhe ty o Dudush.
Dështimi i panelit
Francesk Radi, imitator i Çelentanos dhe këngëtar e bëri detyrën e tij në panel përballë publikut, për pjesën e tij si këngëtar, por ai nuk e njeh jetën dhe veprën komplekse të Adriano Çelentanos. Ndërsa Gaqo Apostoli një këngëtar amator, simpatizant gjimnazi i lidhur me shoqatën dhe pjesëmarrës në aktivitetet e saj gaboi duke u fokusuar te Çelentano këngëtar. Gaqoja u pajtua me pasaktësitë e panelit ndoshta ngaqë nuk erdhi as në koncertin tonë për Çelentanon, nuk pranoi të merrte pjesë në koncert për Çelentanon dhe pranoi të bëhej pjesë e gabimit Dudushi. Të tjerët, një bionde na mësoi se Çelentano na qenka italian. Na mësoi që po mbush 70 vjeç (Çelentano sot është 71 vjeç e 4 ditë) dhe bashkë me të tjerët nuk ia vlen të diskutosh se nuk sollën asgjë në emision. Pra paneli ishte i ndërtuar me njerëz të etur për shou televiziv (thjeshtë dhe vetëm kanë qejf të dalin në televizor). Ndërsa auditori ishte mbushur me nxënës për të duartrokitur mbasi të ndizet pulsanti. Paneli dështoi kur krahasoi Çelentanon me këngëtarë të tjerë. Litëll Toni në një intervistë të tij shkruan: "Ju tregoj për një armik rival. Në të gjitha turnetë që kam bërë në Amerikë të gjithë më pyesnin për Adrianon sepse e prisnin të tmerruar. Organizatorët më të mëdhenj ishin gati të paguanin çdo shifër për ta pasur atje dhe më besoni për një koncert të Çelentanos në Amerikë nuk do të kishin mjaftuar 30 mijë të Frenk Sinatrës, Elvis Preslit dhe Hulio Iglesiasit në Medison Square garden; do të duhesh minimumi 100 mijët e stadiumit të qiellit". "Ishte një luan. Kur hynte Adriano në skenë nuk kishte vend për asnjë. Duhej vetëm të shkoje në shtëpi". Paulo Konte: "Adriano Çelentano është i vetmi këngëtar italian që di t'i japë peshën e duhur fjalës së kënduar". Lorela Kukaarini: "Adriano Çelentano është një mit". Enrico Ruggeri: "Çelentano është Çelentano! Stop!"
Paneli e trajtoi Çelentanon si një këngëtar njësoj si bërë edhe ti Dudush. Ku për veç sa thashë me lart që nuk dinin moshën e tij nuk dinin as sa filma, albume, etj ka bërë ai.
Pse dështoi emisioni "Çelentano". Kur një emisioni i vë një titull të tillë nuk mund të fokusohesh vetëm te kënga, sepse Çelentano nuk është vetëm këngëtar, por "Çelentano është Çelentano" thotë Lorela Cuçarini. Ai është 71 vjeç dhe në jetën e tij artistike 52-vjeçare që paneli dhe dhe ju Dudush nuk e dinit ka realizuar 46 albume, me rreth 350 këngë, 19 këngë të klasifikuara të para në hitparade. Ka kënduar spanjisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, portugalisht. Ka realizuar 43 filma ku në katër prej tyre është regjisor. Ndërsa te filmi "Jupidu" është edhe producent. Është drejtues spektaklesh televizive, ku numri i shikuesve arrinte ne 16 milionë italianë qe uleshin perpara ekranit, pra ¼ e Italisë. Ndër të tjera ka realizuar emisione televizive si: "Fantastiko 8", "Ç'e Çelentano" dhe "Rock politikë". Është ekologjist, ambientalit dhe një pjesë e mirë e filmave i dedikohet ambientit edhe ekologjisë. Ju pyes o Dudush? Çfarë doli në spektaklin tuaj nga sa më sipër shkruaj. Kjo vjen edhe se ju ndoshta ju pëlqen pak vetja dhe ju duket si drejtues i madh emisionesh. Ju Dudush merrnin përsipër edhe emisione, për të cilat nuk jeni kompetent. Si duket ju përtoni të lexoni literaturë për emisionet tuaja. Ju duhet të kërkoni falje publike për emisionin tuaj skandal. Çelentanos, shoqatës si dhe telespektatorëve. Dhe mbasi të bëni këtë ju siguroj se materialet që disponojmë do t'ju vihen në dispozicion për të rritur nivelin tuaj. Të paktën Dudush një gjë është e sigurt ju në emisionin tuaj për Çelentanon dështuat me sukses.
*Kryetar i shoqatës "Çelentano"