Simboli i jazz-it ngrihet në Shkodër
“Shkodra Jazz Festival” rikthehet sërishmi në qytetin e Shkodrës. Aktiviteti është produkt i shoqatës kulturore “Rrok Jakaj”, që i kushtohet muzikantit të mirënjohur shkodran me të njëjtin emër, i cili është ndarë nga jeta aksidentalisht pak vite më parë.
Miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij në Shkodër, por edhe në vende të ndryshme të botës, me të cilët ai pati lidhje e bashkëpunim të afërt në fushën e muzikës, kanë vendosur ta përkujtojnë çdo vit me organizimin e Festivalit të Jazz-it, muzikë të cilën ai e preferonte së tepërmi dhe që e kultivoi fillimisht në Shqipëri dhe më pas në Itali e vende të tjera të Evropës. “Shkodra Jazz Festival” e pati pikënisjen në vitin 2005 me edicionin e parë të zhvilluar në qytetin e Shkodrës, për të vijuar më pas pa ndërprerje edhe me edicionet e tjera.
Ardian Dodani, njëri prej organizatorëve të këtij aktiviteti, tha se festivali do të zgjasë për katër ditë me radhë dhe se artdashësit shkodranë preferues të muzikës së jazz-it do të kenë mundësi ta ndjekin atë në skenën e teatrit “Migjeni”, në kinema “Millenium”, në pjesën muzeale të qytetit përpara “Kafes së Madhe” në terren të hapur. Në bazë të programit të hartuar nga organizatorët, festivali ka filluar në orët e vona të mbrëmjes të së mërkurës në mjediset e lokalit “Idromeno”, ku në praninë e një grupi të zgjedhur qytetarësh, miq të muzikë të jazz-it, kanë interpretuar artistët e njohur italian të grupit torinez, Diogo Borotti, saksofonist, Dino Contenti, kontrabandist, Daniele Tione, pianist dhe Gigi Biocati, perkusionist. Në pjesën e dytë të shfaqjes me grupin italian është bashkuar edhe instrumentisti shkodran, Eugen Gargiola, i cili me mjeshtërinë e interpretimet të tij në violinë, mori duartrokitje të shumta nga të pranishmit. Ndërkohë, të enjten festivali është programuar të prezantohet në qendër të qytetit, ku është montuar edhe skena e improvizuar lëvizëse, për të rezervuar çaste interesante në lokalin “Çikago” në orët e vona të mbrëmjes. Dodani tha se “në festival marrin pjesë grupe të njohura nga vendi, siç është kori “Prenk Jakova” me 26 koristë, i drejtuar nga maestro Gjon Shllaku, kompozitori dhe muzikologu i njohur, Zef Çoba, i cili do të drejtojë “Shkodra Sounds Corner”, artisti shqiptar, Adrian Paci, që jeton në Itali, muzikanti shqiptar, Markelian Kapedani etj.
Nga artistët e huaj spikat këngëtarja e njohur britanike e muzikës “soul”, Eileina dhe Diego Borotti Quartet. Pjesë e festivalit janë edhe Manomanouche nga Torino, që luan muzikë “Gypsy Jazz” me dy kitara akustike, si dhe artistë të tjerë italianë dhe të vendeve të tjera evropiane. “Festivali në fjalë ka përfshirë shumë muzikantë që kanë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme evropiane dhe ka për synim të ringjallë “ndjenjën e lirisë kulturore”, në një qytet me traditë të lashtë muzikore dhe artistike, si Shkodra dhe për t’i rikthyer një kolonë zanore që ta përfaqësojë në të gjithë evolucionin e vet krijues këtë qytet”, - theksoi organizatori Ardian Dodani.